Segunda-feira, 29/5/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Ushqime dhe këshilla për një buzëqeshje mahnitëse

Ushqime dhe këshilla për një buzëqeshje mahnitëse

Ekzistojnë ushqime dhe pije që i zverdhin dhëmbët tuaj, por ka ushqime që dhëmbët tuaj mund t’i bëjnë më të bukur dhe të ruajnë bardhësinë e tyre.

Ja disa prej tyre:

*Frutat dhe perimet.
Ngrënia e lulelakrës, mollës, karotës do të ndihmojë në pastrimin e dhëmbëve. Po ashtu do të ndihmojnë qarkullimin e pështymës, çka neutralizon acidet dhe kështu mbrohen dhëmbët.*Djathi dhe kosi.
Ushqimet e pasura me kalcium do të ndihmojnë për ruajtjen e buzëqeshjes së bukur. Reduktojnë rrezikun nga gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve, ndihmojnë largimi i grimcave të ushqimit dhe në fund zvogëlojnë nivelin e baktereve të këqija në zgavrën e gojës.*Luleshtrydhet dhe portokallet.
Pas ngrënies pastroni dhëmbët me lëkurën e portokallit ose me luleshtydhe, pastaj shpërlani me ujë. Pas disa muajve do të vëreni se si dhëmbët tuaj janë më të bardhë.*Qumështi në kafe.
Kafja shkakton njolla në dhëmbë, por shtimi i sasisë së qumështit, sado sasi e vogël mund të ndihmojë të parandalojë njollat e ardhshme. Kështu në vend të kafes preferojeni makiato, ose kapucino.

*Perdoreni misfakun apo brushen e dhembeve.
“Ebu Ejubi (radijAll-llahu ‘anhu) na ka treguar se Resulull-llahu (sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Katër gjëra janë sunnete të pejgamberëve: rethprerja, parfumosja, misvaku dhe martesa.” (AHMEDI DHE TIRMIDHIU).

Ebu Hurejre (radijAll-llahu ‘anhu) ka transmetuar: “Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) rregullisht e përdorte misvakun para se të binte të flente dhe pas ngritjes nga gjumi.”
Ibni Umeri tha se Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka përdorur misvakun edhe nga katër herë brenda një nate. Aisha (radijAll-llahu ‘anha) na rrëfen: “Me të vërtetë, Pejgamberi (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) e përdorte misvakun para abdestit sa herë që zgjohej nga gjumi, qoftë natën apo ditën.” (EBU DAVUDI)

*Buzeqeshni sepse eshte sadaka.
Pejgamberi salAllahu alejhi we selam na paralajmëron: ”Mos mendo të pavlerë asnjë nga veprat e mira, qoftë edhe të takosh vëllain tënd (në fe) me fytyrë të qeshur.”
(Hakimi dhe Bejhekiu).

Në hadithin tjetër, Muhammedi salAllahu alejhi we selam buzëqeshjen e krahason me sadakanë duke na nxitur që këtë sadakë gjithnjë ta japim: ”Buzëqeshja vëllait tënd (mysliman) është sadakë.” (Tirmidhiu dhe Ibn Hibbani).

Buzëqeshja përmendet edhe në Kuran, kur Sulejmani alejhi selam buzëqeshi në fjalët e milingonës:
”Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: “O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”.
E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: “Zoti im, më mundëso që t’i falënderoj të mirat Tuaja që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!”
(En – Neml, 18-19).

Ta dëgjojmë Xheririn radijAllahu anhu i cili tregon siç qëndron në Sahihun e Buhariut dhe Muslimit: ”Asnjëherë nuk më ka parë Pejgamberi salAllahu alejhi we selam pasi që e kam pranuar Islamin, e që nuk më ka buzëqeshur.”

*Në fund mos të harrojmë se:
– Buzëqeshja zgjat një moment, por tjerëve mund t’u mbetet si kujtim i bukur deri në fund të jetës, dhe përkujtim për ne për të mirë pas vdekjes sonë.
– Askush nuk mund të thotë se është aq i varfër saqë mos t’u ndajë tjerëve buzëqeshjen.
– Askush nuk mund të thotë se është aq i pasur saqë buzëqeshja nuk i nevojitet.
– Buzëqeshja është sadakë e cila nuk do ta varfërojë atë që e jep, por mund ta pasurojë atë që i jepet.
– Buzëqeshja është fjalë pa zë dhe shkronja, por te Allahu vlen si lëmoshë e dhënë.
– Buzëqeshja është sunnet i Pejgamberit salAllahu alejhi we selam dhe përveç shpërblimit për sadakanë e dhënë me buzëqeshje, kemi edhe shpërblimin për pasimin e sunnetit të Pejgamberit tonë të dashur salAllahu alejhi we selam.

Pershtati: Mjekesia Islame