Segunda-feira, 20/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Urthi

Urthi

urthi
Hedra helix (urthi)

Perberja: flavonoide, saponin dhe disa lloje acidesh..
efekti:
– kundër dhembjeve të shiatikut
– muskujve
– reumatizmit
– problemeve nervore
– kunder acarimit te rrugeve te frymarrjes
– bronkitit
– ftohjes dhe gripit
– fuqizon punen e zemres
– nxit nxerrejen e kelbazes
– ndalojne gjakderdhjet dhe pastrojne gjakun.

Vetitë kurative.

Përbërja: I përdoren gjethet dhe frytet e thara të urthit. Mblidhet gjatë periudhës së lulëzimit dhe thahen në hije me ajrosje të mirë, ndërsa frytet mbidhen kur piqen. Gjethet përmbajnë flavonoide, saponin dhe disa lloje acidesh. Frytet nuk këshillohet të përdoren sepse janë helmonjëse. Për përdorim të jashtëm mund të shfrytëzohen për shpëlarje ose në formë llapash. – Vetitë: Është përdorur kundër dhembjeve të shiatikut, muskujve,reumatizmit dhe problemeve nervore. Kjo bimë fuqizon veprimtarinë e zemrës dhe nxit nxjerrjen e gëlbazës. Përdoret në ndihmë të mushkërive, në pezmatimet kronike të aparatit të frymëmarrjes, përdoret edhe kundër parazitëve. Në formë llapash përdoret në dhembje të ndryshme reumatizmale, kundër kallove, për fortësimin e lëkurës. Veprimi nuk është vetëm antinevralgjik por edhe mjekues.