Terça-feira, 22/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Urthi-vetitë kurative

Urthi-vetitë kurative

(urthi)

Vetitë kurative.
– kundër dhembjeve të shiatikut
– muskujve
– reumatizmit
– problemeve nervore
– kunder acarimit te rrugeve te frymarrjes
– bronkitit
– ftohjes dhe gripit
– fuqizon punen e zemres
– nxit nxerrejen e kelbazes
– ndalojne gjakderdhjet dhe pastrojne gjakun.

Përbërja: I përdoren gjethet dhe frytet e thara të urthit. Mblidhet gjatë periudhës së lulëzimit dhe thahen në hije me ajrosje të mirë, ndërsa frytet mbidhen kur piqen. Gjethet përmbajnë flavonoide, saponin dhe disa lloje acidesh. Frytet nuk këshillohet të përdoren sepse janë helmonjëse. Për përdorim të jashtëm mund të shfrytëzohen për shpëlarje ose në formë llapash. – Vetitë: Është përdorur kundër dhembjeve të shiatikut, muskujve,reumatizmit dhe problemeve nervore. Kjo bimë fuqizon veprimtarinë e zemrës dhe nxit nxjerrjen e gëlbazës. Përdoret në ndihmë të mushkërive, në pezmatimet kronike të aparatit të frymëmarrjes, përdoret edhe kundër parazitëve. Në formë llapash përdoret në dhembje të ndryshme reumatizmale, kundër kallove, për fortësimin e lëkurës. Veprimi nuk është vetëm antinevralgjik por edhe mjekues
Midis dy vertebrave të shtyllës kurrizore ndodhet një kërce në formë jastëku apo disku, i cili ndalon fërkimin e sipërfaqeve kockore midis tyre, siguron elasticitetin, lehtëson lëvizjet dhe bën shpërndarjen e peshës së shtyllës. Kur ky jastëk prej kërci dëmtohet, humbet formën e tij normale, dhe del nga vendi duke shtypur kështu rrënjët e nervave që fillojnë pikërisht nga trupat e vertebrave, kemi të bëjmë me hernie diskale.

Për të përmirësuar dhimbjet e shpinës dhe nervin shiatik, duhet të merrni 20 gjethe të njoma të Urthit. E zieni në 4 gota ujë për 20 minuta. Pasi kullohet, pini një filxhan çaji në mëngjes esëll dhe 1 filxhan çaji para gjumit të ëmbëlsuar me pak mjaltë. Kura vazhdon 1 muaj. Ndërkohë që prej vitesh aplikoj fizioterapinë kineze, masazh me akull dhe vaj për hernien diskale, nervin shiatik, spondiloatrozë të qafës dhe lumbare të shpinës, që ka pasur sukses në këtë drejtim. Çdo i sëmurë duhet të bëjë 10-15 ditë masazh çdo ditë, nga 30 minuta seanca.

(Visited 167 times, 1 visits today)
Top