Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Urinimi në krevat, gjithashtu quhet nocturnal enuresis, dhe është problem i kontrollimit të fshikëzës së urines e cila drejton urinimin gjatë natës, përderisa fëmiu flen. Kjo është shumë normale tek foshnjet dhe fëmijët e vegjël, por mund të bëhet problem mjekësor nëse vazhdon pasi që fëmiu të arrijë moshën 5-6 vjeçare, apo nëse shfaqet tek […]
Urinimi në krevat, gjithashtu quhet nocturnal enuresis, dhe është problem i kontrollimit të fshikëzës së urines e cila drejton urinimin gjatë natës, përderisa fëmiu flen. Kjo është shumë normale tek foshnjet dhe fëmijët e vegjël, por mund të bëhet problem mjekësor nëse vazhdon pasi që fëmiu të arrijë moshën 5-6 vjeçare, apo nëse shfaqet tek […]
Urinimi natën tek fëmijët

Urinimi në krevat, gjithashtu quhet nocturnal enuresis, dhe është problem i kontrollimit të fshikëzës së urines e cila drejton urinimin gjatë natës, përderisa fëmiu flen. Kjo është shumë normale tek foshnjet dhe fëmijët e vegjël, por mund të bëhet problem mjekësor nëse vazhdon pasi që fëmiu të arrijë moshën 5-6 vjeçare, apo nëse shfaqet tek fëmija i cili e kishte tejkaluar këtë për një periudhë dhe pastaj rishfaqet përsëri.
Urinimi në krevat mund të ndodh për arsye të ndryshme. Disa fëmijë urinojnë aq shpesh gjatë natës sa që fshikëza e urinimit nuk e duron dot këtë. Kjo ndodh kur fëmiu ka konsumuar shumë lëngje në mbrëmje. Mund të jetë edhe si pasojë e mungesës në sasi të prodhimit të mjaftueshëm të hormonit antidiuretik (ADH), i cili rregullon prodhimin e urinës në veshkë gjatë natës.
Tek fëmijët me nivel të ulët të ADH, krijohet shumë urinë. Tek fëmijët tjerë, fshikëza mund të jetë më e vogël se zakonisht dhe nuk është në gjendje të mbajë sasinë normale të urinës. Shumë fëmijë që urinojnë në krevat janë gjithashtu gjumashë të mëdhenj, ku kjo gjë i parandalon ata që të ndjejnë se kur duhet të zgjohen për të urinuar.
Më pak e zakonshme është që, urinimi në krevat mund të shkaktohet ndonjë infeksion në urinë apo nga ndonjë sëmundje siç është diabeti. Defektet anatomike (si është formuar dhe bashkuar) në sistemin e urinimit apo problem në sistemin qendror nervor (truri dhe kordoni spinal) mund të shkaktojnë urinimin në krevat.
Ndonjëherë stresi emocional, si psh stresi nga divorci, ndërrimi i shkollës apo foshnjes së posalindur në shtëpi, mund të shpie deri tek urinimi në krevat tek fëmijët të cilët më parë kanë qenë në rregull, edhe gjatës. Tek momentet tjera të zhvillimit, fëmijët kanë kontrollë të plotë në fshikëzën e urinimit në kohë të ndryshme. Nga vlerësimet konkludohet që mesatarisht 10-20% e të gjithë fëmijëve 5-6 vjec ende urinojnë në krevat. Kjo gjendje është më e zakonshme tek djemtë se tek vajzat.
Nëse fëmija asnjëherë nuk ka qenë i qete, atëherë gjendja quhet primary enuresis (enuresi primar).Kjo është forma më e zakonshme e urinimi në krevat. Në secondary enuresis (enuresi sekondar), fëmija ka qenë i terur për 6 muaj, para se të fillojë urinimi. Secondary enuresis mund të jetë shenjë e një problemi mjekësor apo e ndonjë stresi emotiv.
Simptomat dhe shenjat
Shenja e vetme e urinimit në krevat është rrjedhja e pakontrolluar e urinës gjatë natës. Shumica e fëmijëve kanë nevojë që të kryejnë urinimin gjatë ditës, dhe e kanë problem të mbajturit e urinës për një kohë të gjatë. Kjo mund të jetë një shenjë që nuk mund të mbajnë sasinë normale të urinës.
Secondary enuresis i takon problemit mjekësor, i cili mund të jetë i lidhur me simptome tjera. Nëse fëmiu ka rrjedhje të urinës dhe ankohet se ka dhembje dhe djegje gjatë urinimit apo ka nevojë që të urinojë shpesh, ju duhet të dyshoni në infeksion të traktit urinar. Nëse fëmija pi dhe ha më shumë se zakonisht, dhe ndërkohë humb peshë dhe urinon shumë shpesh, mund të jetë shenjë e diabetit.
Komplikimet
Në përgjithësi, primary enuresis nuk dërgon tek komplikime të tjera përveç nëse fëmija vuan nga mosbesimi, dhe mund të shfaq shqetësim social apo emocional. Mund të paraqiten komplikime nga problemet mjekësore që mund të shkaktojnë secondary enuresis.
Trajtimi / çfarë duhet të bëni
Mos prisni që fëmija do të jetë i qetegjatë natës, para moshës 5-6 vjeç. Shumica e fëmijëve që urinojnë gjatë natës në krevat do të jenë të qete përfundimisht, duke u rritur, edhe pa trajtim.
Është me rëndësi që të mos ndëshkohet fëmiu për urinimin në krevat, kjo është një çështje zhvillimi, dhe fëmiu juaj nuk ka kontrollë mbi fshikëzën e tij gjatë natës.
Nëse urinimi në krevat gjatë natës është ende prezent tek fëmija i moshës 6-7 vjeç, atëherë do të ishte i nevojshëm trajtimi. Urinimi në krevat mund të jetë edhe i sikletshëm kur fëmiu do të fillojë të ketë dëshirë që të kalojë natën në shtëpitë e shokëve-shoqeve. Flisni me mjekun për këtë problem.
Mjeku do të bëjë egzaminimin e mostrës së urinës që të kuptojë nëse ka ndonjë infeksion në traktin urinar apo ndonjë problem tjetër, dhe më pastaj do të diskutojë për opcionet e trajtimit. Trajtimi i urinimit në krevat që shkaktohet nga problemet mjekësore varet nga shkaku specifik. Nëse fëmija juaj nuk ka problem mjekësor specifik, por urinimi në krevat po vazhdon, atëherë egzistojnë disa mënyra të trajtimit.
Terapia motivimit apo sjelljes, mund të ndihmojë fëmijen të trajnohet, që të qëndrojë i terur gjatë natës. Filloni duke limituar lëngjet në mbrëmje dhe sigurohuni që fëmija të shkojë në banjo para se të bie në gjumë. Lejoni fëmiun që t`iu ndihmojë të ndërroni krevatin pas urinimit në krevat. Për disa fëmijë, kjo mund të jetë ndihmesë. Mund të ndihmojë në trajnim të fëmijes që të mund të zgjohet para se të fillojë urinimin. Por nuk do të thotë që funksionon tek të gjithë fëmijët.
Nëse fëmija juaj nuk fillon të zgjohet vet 2-3 javët e para pas këtij trajnimi, ju mund të provoni ti ndihmoni. Zgjohuni nga alarmi, dhe zgjoni dhe fëmijen tuaj dhe thuajini fëmijes që të ndal alarmin. Më pastaj dërgoni atë në banjo, që të mund të shprazë fshikëzën. Dhe mund të filloni edhe ndonjë notes me stikerë si natë e “terur” apo “lagur”. Mënyrë tjetër trajtimi është që ti jepni fëmijes ilaçe që rrisin sasinë e hormoneve antidiuretike ADH. Ky ilaç, i quajtur desmopressin, është ilaç që prodhohet nga njeriu dhe vepron si ADH.
Fëmija do të marr dozën e ilaçit në mbrëmje, në formë tablete apo spreji, dhe kjo ndihmon gjatë natës që të zvogëlojë prodhimin e urinës. Ky mjekim ndihmon tek shumë fëmijë, dhe efektet e tij mund të zgjasin edhe deri në 3 muaj pasi që trajtimi ndalohet. Nëse urinimi prap vazhdon, duhet të merret edhe një tjetër terapi e këtij mjekimi. Nëse ky mjekim nuk ka efekt, ju mund të prisni 3-6 muaj, dhe të provoni prap.
Edhe pse kjo nënkupton shumë rroba për tu larë, ju duhet ti shmangeni përdorimit të pelenave tek fëmijët pas moshës 6-7 vjeç. Pelenat mund të jenë zgjidhje e përkohëshme nëse fëmiu qëndron jashtë gjatë natës me shokët, apo nëse shkon për pushime ku mundësitë për larje të rrobave janë të limituara. Është me rëndësi që ju të keni mirëkuptim për fëmijen tuaj, dhe ti shmangni qortimet në lidhje me urinimin në krevat. Fëmija nuk mund të bëjë asgjë sepse rrjedhja e urinës bëhet vetvetiu, dhe qortimet mund ta bejnë edhe më të vështirë situatën. Fëmija ka nevojë për përkrahje dhe siguri, që ky është një problem i zakonshëm për shumë fëmije. Nëse ju gjatë fëmijërisë keni patur të njejtin problem, atëherë do të duhej ti tregonit fëmiut tuaj për këtë gjë, që ai të mund ti rezistojë turpit. Tek shumë fëmijë, sidomos tek fëmijët që kanë histori të ngjashme në familje, thjeshtë kërkon kohë që ata të mësojnë të kontrollojnë rrjedhjen e urinës gjatë natës.
Preventiva
Fëmijët me tendencë që të urinojnë në krevat gjatë natës duhet ti shmangen konsumimit të lëngjeve gjatë mbrëmjes. Ta mësoni fëmijen që të mbajë urinën për një periudhë të gjatë, gjatë ditës, ndoshta do të ndihmojë që të mësojë se sa mund të durojë fshikëza, edhe gjatë natës. Kujtojani fëmijes tuaj, që ai duhet të shkojë ne banjo dhe të shprazë fshikëzën e tij, çdo natë, para se të bie në gjumë.
Ilaçi natural
Femijet te cilet urinojne ne shtrat duhet te hane mjalte dhe kjo semundje do t’ju nderpritet.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
April 1, 2018 / By M.I Halil Kastrati – Biri Im (Official Video) | JETIMAT E BALLKANIT
April 1, 2018 / By M.I Një lutje për të ruajtur shëndetin dhe për tu mbrojtur nga varfëria
April 1, 2018 / By M.I Si te largosh pikellimet?
April 1, 2018 / By M.I Si te kuptoni qe një femër e martuar nuk është e lumtur?
April 1, 2018 / By M.I Pëshpëritja e djallit ndaj njeriut
April 1, 2018 / By M.I Njerëzit ndahen në falënderues dhe në jofalënderues
April 1, 2018 / By M.I Me këtë përbërje për 10 ditë, dhimbja në kocka dhe nyje zhdukët!
April 1, 2018 / By M.I Si të bëhesh më i forti i njerëzve?
April 1, 2018 / By M.I Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas djegies