Quinta-feira, 25/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Urina e djalit të vogël spërkatet me ujë, ndërsa urina e vajzës lahet



Urina e djalit të vogël spërkatet me ujë, ndërsa urina e vajzës lahet

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Urina e djalit të vogël spërkatet me ujë, ndërsa urina e vajzës lahet.” [E kanë transmetuar Ahmedi, Ebu Daudi, EtTirmidhi etj. Hadithi është i saktë. E ka analizuar atë shejhu ynë (el Albani) në librin “ElIrva” me nr.166]
Nuk është për qëllim me këtë hadith të vihet në dukje se urina e djalit të vogël është më pake pistë se ajo e vajzës së vogël, edhe pse hadithi të bën ta kuptosh këtë. Mirëpo, qëllimi është të argumentohet se urina në vijë të përgjithshme është e pistë. Kjo vërehet qartëprej fjalës së Profetit: “Urina e vajzës lahet“.
Po ashtu, vlen të përmendim këtu fjalën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, në lidhje me beduinin i cili urinoi në xhami. I Dërguari iAllahutﷺ tha:”Lëreni!” Kur beduini e kreu,tha: “Sillni një kovë me ujë dhe hidheni mbi urinë!” [Buhariu 7128, Muslimi 274 etj.]
Argument tjetër është fjala e të Dërguarit të Allahut  ﷺ, në lidhje me dy personat të cilët po vuanin në varret e tyre; Profeti ﷺ tha: “Njëri prej tyre nuk ruhej prej urinës, ndërsa tjetri shkonte lart e poshte duke përgojuar njerëzit.” [Buhariu 1361, Muslimi 292 etj.]
I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:”Nëse dikush prej jush shkelë me nallanet e tij në ndyrësirë, dheu është pastrues për të.” [E ka transmetuar Ebu Daudi. Shiko “Sahihu Suneni Ebi Daud” (371) dhe “El Mishket” (503)].





(Visited 12 times, 1 visits today)




Top