Sábado, 22/1/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Unë ty të urrej për hirë të Zotit?!”

“Unë ty të urrej për hirë të Zotit?!”

Isha para ca kohe në një martesë, u takova me një të ri i cili më tha kështu: “Unë të urrej ty për hirë të Zotit”.
-O vëllai, dëgjomë! – ia ktheva. Profeti i Allahut (bekimet qofshin mbi të!) na ka mësuar që: “kur të duam dikë t’ia themi se unë të dua ty për hirë të Allahut” por a e ke të regjistruar ti në kujtesën tënde ndonjë hadith, se Profeti i Zotit ndonjë prej ditëve të jetës së tij, na ka mësuar që kur të urrejmë dikë t’i themi: “Unë ty të urrej për hirë të Zotit?!” Jo! Pasi kjo gjë do të shtonte urrejtjen në mesin e njerëzve, pastaj, problemi është tek ti o vëllai, ti ose je i ngutshëm, ose më ke kuptuar gabimisht, apo ndaj meje ke besuar gënjeshtrën…T’i injorosh njerëzit për shkak të asaj që ti je duke i dëgjuar ca fjalë për herë të parë në jetën tënde, kjo, do të thotë se ti i ke vënduar gardhe dhe kufijë mendjes dhe diturisë sate! Çka do të të gjeje; nëse ti duron, kujtohesh, mendohesh, apo shkon dhe kërkon nëpër librat e ndryshëm çështjen në fjalë, e hulumton mirë, kërkon nëpër faqe të ndryshme të internetit, dhe ndoshta do të gjesh ndonjë përgjigje dhe hulumtim të mirë për këtë çështje!? Pasi ajo fjalë apo analizë e tij mund të ketë rrënjë dhe bazë, mund të jetë fjalë e panjohur dhe e pafamshme, mund të jetë analizë/fjalë e vërtetë, e shëndoshë e perceptueshme etj..

Përktheu: Agron Islami

Selma el Aude

(Visited 152 times, 1 visits today)
Top