Domingo, 22/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Unë kam vrarë 99 vetë, a ka pendim për mua?

Unë kam vrarë 99 vetë, a ka pendim për mua?

“Ka qenë pëpara jush një njeri që vrau 99 vetë. Pyeti se cili është më i ditur mbi sipërfaqen e tokës dhe e drejtuan tek një murg.
Shkoi tek ai dhe i tha: Unë kam vrarë 99 vetë, a ka pendim për mua? – I tha: Jo. E vrau edhe atë dhe plotësoi 100.
Ndërkohë vazhdoi të pyesë se cili është njeriu më i ditur mbi sipërfaqen e tokës, dhe e drejtuan tek një dijetar dhe i tha:
Kam vrarë 100 vetë, a ka pendim për mua? – I tha:
Po, por duhet të shkosh në filan vend, sepse atje ka njerëz që e adhurojnë Allahun dhe adhuroje Allahun bashkë me to, dhe mos u kthe më në vendin tënd, se ai është vend i keq.
Kur arriti në mes të rrugës, meleku i vdekjes i mori shpirtin. Melaiket e mëshirës dhe ato të dënimit polemizuan në lidhje me këtë person, Melaiket e mëshirës thanë: Ky erdhi i penduar sinqerisht tek Allahu, ndërsa melaiket e dënimit thanë:
Ky njeri nuk ka bërë kurrë asnjë të mirë në jetën e tij. Pastaj vjen një melek në formën e një njeriu, dhe gjykoi mes dy palëve duke thënë:
Mateni distancën ndërmjet dy vendeve, pranë cilit vend të jetë më afër, do të jetë i tij.
Kur e matën doli që ishte më afër vendit të njerëzve që adhuronin Allahun, dhe melaiket e rahmetit e morën me vete”.

Buhari & Muslim

(Visited 290 times, 1 visits today)