Sexta-feira, 23/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Unë kam shpirt, i cili çdo herë kur kam arritur diçka, ka dashur diçka më shumë

Unë kam shpirt, i cili çdo herë kur kam arritur diçka, ka dashur diçka më shumë

OMER BIN ABDUL AZIZI DHE DËSHIRA E TIJ SHPIRTËRORE
Rexha bin Hajuhi (minister i sinqertë i Omer bin abdul Azizit) tregon: “Isha me Omer Ibnu Abdul Azizin kur ishte valij i Medinës. Më dërgoi t’ia blej një rrobë. Dhe ia kam blerë për pesëqind mijë dërhem. Kur e shikoi më tha: “Është e mirë, po mos të kishte qenë e lirë”.
Kur u bë Halife e muslimanëve, prapë më ka dërguar për t’ia blerë një rrobë, dhe ia kam blerë për pesë dërhem. Kur e ka shikuar më tha: Është e mirë, por çmimi i shtrenjtë. Tregon Rexhai: Kur e kam dëgjuar këtë kam filluar të qajë. Më pyeti Omeri: Për çka po qan o Rexhai. I thashë: “M’u kujtua blerja e rrobës para disa viteve dhe atë që ma pate thënë.” Omeri ia tregoi fshehtësinë Rexhait dhe qëndrimin e tij duke i thënë: O Rexha, unë kam shpirt, i cili çdo herë kur kam arritur diçka, ka dashur diçka më shumë: shpirti ka dëshiruar të martohem me Fatimen – bijën e Abdul Melikut dhe jam martuar.Shpirti ka dëshiruar të jem në postin e Valij dhe e kam arritur atë post. Pastaj shpirti ka dëshiruar të jem Halife dhe kam arritur të bëhem Halife. Por tani o Rexhai, shpirti dëshiron xhenetin dhe shpresoj të jem njëri prej banorëve të tij.
Omer Bin Abdul Azizi ka dëgjuar se njëri prej bijve të tij ka blerë unazë me vlerë të 1000 dërhemëve dhe ia shkruan një shkresë: “Kam dëgjuar se ke blerë unazë me vlerë të 1000 dërhemëve, shite atë unazë dhe me ato të holla ushqeji 1000 të uritur. Dhe blej një unazë të hekurit dhe në të shkruaje: “Zoti e mëshiroftë atë, i cili e di fuqinë dhe mundësinë e tij”.

 

(Visited 43 times, 1 visits today)
Top