Monday, 18/2/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Umetin tim do ta kaplojë sëmundja e popujve të mëparshëm!”



Umetin tim do ta kaplojë sëmundja e popujve të mëparshëm!”

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka paralajmëruar se: Umetin tim do ta kaplojë sëmundja e popujve të mëparshëm. “Sahabët e pyetën: “O i Dërguari i Allahut , cila është kjo sëmundje e popujve të mëparshëm?, ndërsa ai u përgjigj: “Shthurja, arroganca, mendjemadhësia, preokupimi me dunjanë, urrejtja mes njëri – tjetrit dhe zilia, derisa të sundojë dhuna.”(El-Hakim i Et-Taberani u El-Mu’džemu-l-evsatu – hadithi është  sahih)

Historia është mësuesja e jetës, dhe duke marrë shembull dënimin dhe shkatërrimin e popujve dhe civilizimeve të mëhershme, duhet  të mësojmë nga gabimet e tyre.





Megjithatë, paralajmërimi i Pejgamberit a.s. na tregon se ne këtë mësim nuk do ta marrim dhe do të dorëzohemi para sprovave të cilat kohe pa kohe do të na godasin dhe kështu do të biem pre e të njëjtave sëmundje, devijimeve dhe anomalive të cilat i kishin edhe popujt e mëparshëm të cilët i përjetuan dënimet e veprimeve të tyre.