Quarta-feira’, 20/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ujrat balneare sulfidrike (Llixhat)

Ujrat balneare sulfidrike (Llixhat)

Ujrat balneare sulfidrike (Llixhat)

Efekti mjekues i ujrave sulfidrike i perket ne rradhe te pare veprimit te gazit sulfidrik te lire per te cilin te semuret shkojne deri ne vendburimet e ujrave sulfidrike.Gazi sulfhidrik (H2S)1,eshte gaz pa ngjyre,me eren karakteristike te vezeve te prishura.Shkakton salivacion kur perqendrimi i gazit sulhidrik ne ajer shtohet,ka efekt toksik per organizmin,konsistohen dhimbje koke,marrje mendsh e te fiket.Sasia e gazit sulfhidrik mbi 0,015 mg/liter ajer.Kur sasia e gazit ne ajer rritet mbi 0,01 mg/liter ajer,vendi paraqet rrezikshmeri.
Gazi sulfhidrik ushtron veprim te nderlikuar kimik ne organizem.Gazi sulfhidrik eshte helm protoplazmatik,shkatarron qelizat dhe kjo krijon produkte te shperndarjes se proteinave(Histamines etj) Me krijimin e histamines nen lekure lidhet zgjerimi i kapilareve dhe fuqizimi i qarkullimit te gjakut ne lekure e ne organet e brendshme. Nga zgjerimi i lumenit te kapilareve,ulet tensioni arterial,lehtesohet puna e zemres,tkurrjet e saj behen me te rralla.Zgjerimi i kapilareve te lekures(Hiperemia) vazhdon edhe pas mbarimit te sences se banjos.Frymemarja gjate banjos behet e rralle dhe e thelle.Permiresohet ventilimi i mushkrive dhe rrjedhshmeria e gjakut venoz per ne zemer.Nga zgjerimi i kapilareve dhe fuqizimi i qarkullimit te gjakut ne zorre,fuqizohet asimilimi i lendeve ushqyese dhe i medikamenteve nga zorret.Melcija dhe veshkat e demtuara,gjate banjave u duhet nje stermundim i madh per te neutralizuar dhe per te eliminuar jo vetem helmet e produktet e zakonshme te metabolizmit,por edhe per te neutralizuar gazin sulfhidrik.Prandaj para se te rekomandohen banjat sulfidrike keto dy orfane duhet te egzaminohen mire.Prirja per te bere sa me shume banjo sulfhidrike me perqendrim sa me te larte dhe me temperature uji te larte,jo vetem qe nuk jep efekt kurativ por e perkeqeson me shum gjendjen e te semurit.Nuk keshillohet te behen dy banja me uje sulfhidrik ne dite.Te semuret reumatike qe paraqesin dhimbje te kyceve,Kufizim te levizjes se tyre.Bejne banjasulfhidrike me perqendrim te gazit deri ne 100 mg/liter.Ne demtimet me te renda si pasoj te artriteve dhe poliartriteve behen banja sulfhidrike me perqendrim 40-50 mg/liter H2S ne kombinim me gazin karbonik ne uje(te tilla jan ujrat sulfhidrike te Peshkopise)


Banjat sulfhidrike shpejtojne ngjitjen e eshtrave te thyera perdoren ne bursite,Tendovaginitis,Miozitet,fibromiozitet etj. Banjat sulfhidrike rekomandohen ne demtime te SNP kur vihen re shenja permiresimi, ne neuralgji,iskialgji,pleksite. Rekomandohen edhe ne shum semundje te lekures si psh : Egzeme,dermatit kronik,neurodermitet etj.Banjat sulfhidrike kunderindikohen ne hipertension arterial mbi 180/90.Banjat sulfhidrike kunderindikohen ne te gjitha semundjet akute e kronike te mushkrive,te veshkave,melcise se zeze,ulcerat e stomakut kur paraqet emoragji te perseritur.Kunderindikohen ne grate shtatezane qe diten e pare.


Pergatiti: K.Ymeraj

(Visited 62 times, 1 visits today)
Top