Quinta-feira, 18/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Uji i zemzemit është më i mirë për tu pirë dhe shëron shumë sëmundje



Uji i zemzemit është më i mirë për tu pirë dhe shëron shumë sëmundje

Uji më i mirë është i zemzemit. Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): Ka thënë që uji i zemzemit është më i mirë për tu pirë, ngase posedon shijen më të mirë dhe shëron shumë sëmundje. Transmeton: Buhariu.
Në Sahihun e Muslimit është shënuar që Ebu Dherr-el-Gaferiu (Allahu e mëshiroftë), i kishte kaluar dyzet ditë dhe net vetëm në Qabe dhe nuk kishte pasur asgjë për të ngrënë e as për të pirë, përveç ujë zemzemi.
Kur pas kësaj kohe ishte kthyer ne Medine Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): Ebu Dherr-el-Gaferiu e lajmeroi Pejgamberin (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të): se si ai kishte ndenjur ne xhami dyzet dite vetëm duke pirë ujë zemzemi, me pas Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) tha: Me siguri uji i zemzemit është ushqim tepër i këndëshëm dhe ilaç për sëmundje. Transmeton: Ibën Maxhe e bëri këtë hadith Sahih (të saktë) Shejkh Nasurudin El-Albani në sahihun e tij (sahihul xhamij). Numëri i hadithit 3572. Gjithashtu transmeton: Muslimi, 2473; Bejhakiu, 5/148;Tabariu, Hejthemi, 3/286.





(Visited 9 times, 1 visits today)




Top