Terça-feira, 15/6/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Uji i zemzemit dhe vaji i ullirit jane te bereqetshëm

Uji i zemzemit dhe vaji i ullirit jane te bereqetshëm

Uji i zemzemit
Ky burim i dalë nga brendësia e shkretëtirës, nga një tokë e thatë e cila nuk kishte asnjë lloj uji, e as ndonjë mal me burime afër asnjëherë nuk është ndërprerë. Ky është një burim i bereqetshëm. Ka thënë për të Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “Allahu e mëshiroftë Umu Ismail, sikur të kishte lënë burimin zemzem, -apo ka thënë- sikur të mos e kishte mbledhur do të ishte bërë burim i përhapur.” (Sahih El-Xhamia, 8079).

 Vaji i ullirit
Pema e ullirit është pemë  e bereqetshme e ka thënë këtë Allahu i madhëruar në  Kuran kur ka thënë në suren Nur: “ …e llamba e futur në një ene qelqi, ena e qelqit si të ishte yll që shkëlqen i ndezur nga një pemë e bekuar, nga ulliri, as nga lindja e as nga perëndimi (nuk i merr rrezet) vaji i  të cilit digjet vetvetiu edhe pse nuk e ka prekur zjarri fare”. Ashtu sikur e dimë se vaji i ullirit është shërues i një sërë sëmundjesh.

(Visited 94 times, 1 visits today)
Top