Domingo, 20/9/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Uji i trëndafilit

Uji i trëndafilit


6b3873bbcc7141deb1f209e00b5779f9

Trëndafili është i pasur në vitaminë C, ka veti ripërtëritëse dhe freskuese për lëkurën. Uji i trëndafilit përdoret për të lyer fytyrën, ndërkohë çaji i trëndafilit pastron stomakun.

Uji i trëndafilit ka shumë kohë që njihet për freskinë dhe qetësimin që i jep lëkurës.

Ai është gjithashtu një pastrues shumë i mirë i poreve. Për pastrimin e fytyrës përdorni një copë pambuku, do ta shihni që pluhuri, grimi i syve madje dhe kremi pudër do të largohen nga fytyra.

Tonik natyral

Uji i trëndafilit ka veti jo vetëm për pastrimin e fytyrës në thellësi, por ai tonifikon fytyrën.

Ai gjithashtu e bën lëkurën më të butë si dhe eviton skuqjen e fytyrës apo trupit.

Uji i trëndafilit redukton rrathët e zinj poshtë syve. Duhet të keni kujdes pasi lëkura rreth syve është shumë sensitive, prandaj nuk duhet të ushtroni shumë forcë. Aplikoni butësisht pak ujë trandafili rreth syve dhe lëreni gjatë natës.

Uji i trëndafiit i bën flokët tuaj më të butë e më të shkëlqyeshëm. Pasi ta keni larë kokën me shampo, shplajeni atë me ujë trëndafili.

Aroma e trëndafilit ka dhe një efekt të shkëlqyer për çlirimin e stresit. Kjo është dhe një nga arsyet pse uji i trëndafilit përdoret në trajtimet spa, për maska fytyre, masazh, trajtim flokësh etj.

Si ta përgatisni ujin e trëndafilit në shtëpi?

Mirë është që ta përgatisni vetë ujin e trëndafilit në shtëpi.

Për këtë do ju nevojiten:

1. Një litër ujë të distiluar

2. Gjashtë gota me petale trëndafili

•Hidhini të dy këta përbërës në një tenxhere dhe lërini derisa të zihet uji.

•Ulni zjarrin dhe lërini dhe pak më shumë.

Uji juaj i trëndafilit është gati. Lëreni të ftohet, nxirrini jashtë petalet dhe hidheni ujin në një enë të pastër. Ruajeni në frigorifer.

(Visited 113 times, 1 visits today)
Top