Sexta-feira, 22/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Uji dhe pirja e tij



Uji dhe pirja e tij

Uji është pija themelore, materia kryesore dhe e domosdoshme që i mundëson organizmit të kryej funksionet e veta natyrore,dhe të lirohet nga përbërsit helmues në formë të urinës dhe djersës, Allahu ne Kur`an thotë:
“A nuk e dinë ata,të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së cdo sendi; a nuk besojnë?”El-Enbija, 30.
“Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe me të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra që korren.” Kaf , 9

Pirja e ujit
Në jetën e njeriut uji zë një vend shumë të rëndësishëm.Uji është më i domosdoshëm se sa ushqimi. Njeriu pa ujë mundë të jetoj vetëm 3-4 ditë, e pa ushqim deri në 40 ditë, bile edhe më shumë. Uji ndihmon qarkullimin e gjakut, lëngjet lukthore, nxitë tajitjen e brendshme, ka funksion të tretjes së ushqimit dhe pengon shumëzimin e materieve në zorrë. Eshtë fakt që pirja e sasië së madhe të ujit gjatë shujtës është shumë e dëmshme,sepse zbutë lëngjet lukthore, ashtu që ushqimi nuk mund të tretet shpejtë. Duhet theksuar se pirja e ujit nuk është mënyra e vetme për t`i plotësuar nevojat e organizmit tonë me ujë, por këtë e bëjmë duke konsumuar pemë dhe perime përbërjen e së cilave rreth 70-80% e bën uji, gjithashtu cdo ushim tjeter përmban ujë në sasi të mëdha apo më të vogla. Sasia e ujit që pihet pas darkës duhet të jetë më e vogël te fëmijet dhe plqtë.





(Visited 1 times, 1 visits today)