Segunda-feira, 20/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Turqia partner strategjik, bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë

Turqia partner strategjik, bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama zhvilloi një vizitë dyditore në Stamboll ku u takua me kryeministrin turk Erdogan. Tema kryesore e bisedës ishte bashkëpunimi reciprok mes dyvendeve, sidomos në fushën e shëndetësisë, energjisë, turizmit dhe infrastrukturës. 

erdoan rama

Bashkëpunimi në NATO ishte një tjetër temë e rëndësishme e bisedës mes dy Kryeministrave që marrëdhënien mes dy vendevee konsideruan strategjike.

“Takimi me kryeministrin Erdogan ishte vazhdimi i një bisede të filluar për të vendosur së bashku piketat e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë që do të jetë një bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë. E për këtë arsye ne ngritëm paraprakisht një grup pune, ndërsa sot erdhëm me disa nga ministrat që ishin dhe pjesëtarë të grupit të punës për të çuar përpara idetë dhe për të hedhur draftin më elementar të një projekti të përbashkët bashkëpunimi dhe zhvillimi. Ne e konsiderojmë Turqinë një partner strategjik dhe ne kemi vlerësuar se ky partneritet ka një potencial të jashtëzakonshëm e të pashfrytëzuar dhe jemi të bindur se në katër vitet e ardhshme do bëjmë të mundura gjëra të cilat fatkeqësisht në të shkuarën nuk janë bërë dot të mundura”, shprehet ai.

Në këtë vizitë, Kryeministri Rama shoqërohej nga anëtarët e kabinetit të ardhshëm Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Saimir Tahiri dhe Edmond Haxhinasto. /albeu/