Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turqia ofron studim falas e bursa për 30 studentë nga Kosova

Turqia ofron studim falas e bursa për 30 studentë nga Kosova

Turqia ofron studim falas e bursa për 30 studentë nga Kosova

Ambasada e Republikës së Turqisë në Kosovë, në faqen e saj zyrtare të internetit, lajmëron të interesuarit në lidhje më bursat për arsimim në Institucionet Universitare Shtetërore në Turqi.

Bursat ofrohen nga Këshilli për Arsim të Lartë i Republikës së Turqisë (YÖK), për studentët nga Republika e Kosovës të cilët kanë përfunduar shkollimin e ulët dhe të mesëm 12 vjecar, në Institucionet publike arsimore të Republikës së Kosovës. Bursat do të ofrohen për maksimum 30 student.

Studentët  duhet të kenë të përfunduar arsimin e ulët dhe të mesëm 12 vjeçar në shkollat publike të Republikës se Kosovës dhe të jenë shtetas të Kosovës si dhe t’ i përmbushin kushtet e më poshtme.

Kushtet e Aplikimit

Të interesuarit duhet të kenë mbaruar me sukses Testin e Maturës, të kenë notën mesatare së paku 4.5 nga 5.0, nga shkollimi i tyre 12 vjeçar në Kosovë si dhe duhet të përzgjidhen nga Këshilli Përzgjedhës në bazë të metodës së zgjedhur të testimit nga Bordi Ekzekutiv i YÖK.
Në njoftimin nga Ambasada e Turqisë thuhet se studentët e zgjedhur nga Këshilli Përzgjedhës do të fitojnë të drejtën e shkollimit me bursë. Studentit, shtetas i Kosovës i cili ka përfunduar shkollimin në gjuhën turke në shkollat publike të Kosovës nuk i kërkohet kushti i certifikatës se gjuhës turke. Aplikimet së bashku me aplikacionet dhe dokumentet tjera të nevojshme për bursë (Diploma e shkollimit te mesëm, transkript i cili tregon notën mesatare të arsimimit 12 vjeçar në shkollat publike në Kosovë dhe dokumenti i rezultatit të provimit të maturës) do të pranohen nga data 10-21 korrik 2017 nga Ambasada e Republikës së Turqisë.

Studentët e suksesshëm do të përzgjedhen pasi që aplikimet të vlerësohen nga Këshilli Përzgjedhës i përbërë nga përfaqësues nga Turqia dhe Kosova. Studenti nga Republika e Kosovës të cilit i njihet bursa duhet të pajiset me Vizë Hyrëse Studentore në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Turqisë. 

Parimet e Përgjithshme në lidhje me Bursat

Në njoftimin e Ambasadës turke në Kosovë poashtu thuhet se shuma e bursës që do t’i jepet studentit gjatë arsimimit universitar për vitin 2017 është 625 TL, që me kursin actual është afro 170 euro. Bursat paguhet 12 muaj me radhë.

Shuma e bursës së fituar i dorëzohet në baza mujore studentit të Republikës së Kosovës dhe i jepet përgjatë gjithë kohës normale të studimeve. Studentit, i cili nuk posedon certifikatën e gjuhës turke i ofrohet një vit kurs në gjuhën turke në institucionet e arsimimit të lartë. Gjithashtu studentit gjatë kësaj periudhe i ofrohet bursa.

Pagesa vjetore për shkollim do të mbulohet nga YÖK. Studentëve nga Republika e Kosovës çdo vit i paguhen primet e sigurimit të përgjithshëm shëndetësor nga YÖK. Studentëve iu mundësohet qëndrimi në konviktet e  Institucionit të Kredive dhe Konvikteve të  Arsimit të Lartë. Pagesat e konvikteve mbulohen nga YÖK.

Studenti është i obliguar të vazhdojë studimet gjatë gjithë kohës që është duke e marrë bursën. Nëse pauzojnë nuk u jepet bursë dhe nuk u mbulohen shpenzimet e studimit për kohën që nuk vazhdojnë programin e tyre. Në qoftë së ekziston një arsye madhore që arsyeton pauzimin, bursa iu vazhdohet për aq kohë shtesë që nevojitet.

Në bazë të sistemit të notimit  universitar ne Turqi, studentëve të cilët kanë mesataren vjetore  më të ulët se 2.0 nga 4 si dhe 50 nga 100 do të ju ndërpritet bursa. Poashtu studentët që marrin dënime disiplinore do t’ju ndërpritet bursa. Studenti nga Republika e Kosoves pas diplomimit nga institucioni i arsimit të lartë është i obliguar të kthehet në Kosovë dhe të shërbej së paku 5 vite në Kosovë. Studentët nga Republika Kosovës të cilët janë duke pranuar ndonjë bursë tjetër nga shteti i Turqisë nuk kanë të drejtë të aplikojnë për këtë bursë.

Dokumentet përkatëse: – Başvuru Formu 2017 ARN.docx

(Visited 25 times, 1 visits today)
Top