Terça-feira, 29/9/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Turpi është tërësisht i mirë

Turpi është tërësisht i mirë

Dobia e turpit

Turpi është dhe në të shprehur me qëllim pastrimin e gjuhës prej çdo gjëje që gabon.

Turpi duhet të jetë edhe në marrëdhëniet me njerëzit, në mënyrë që të tregohet morali i vërtetë i myslimanit, duke u larguar prej hipokrizisë, shpikjeve dhe zbukurimeve të panevojshme.

Aliu – Allahu e nderoftë fytyrën e tij! – ka thënë: “Kush vish me turp rrobën e tij njerëzit nuk e shikojnë të metën e tij.”

Thuhet: ” Me të vërtetë turpi është argument i mirë tërësisht.”

Disa dijetarë kanë thënë: “Realiteti i turpit është morali që dërgohet për braktisjen e së keqes dhe ndalon mangësinë e hakut të tjetrit.

Turpi largon dyshimet. Kush e ndan turpin bie rob i gjynaheve dhe mëkateve.

Turpi ka një vend të madh tek Allahu i Lartësuar, i cili e fton njeriun për te vepra e mirë dhe e largon prej veprës së keqe. Prej kësaj del se turpi është i tëri i mirë, i begatë dhe i dobishëm për atë që e zotëron.

Transmetohet në hadith se Umran bin Husejn – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë se ka thënë Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! –: “Turpi është tërësisht i mirë.” Muslimi, Ebu Daudi.

Ibn Kajm – Allahu e mëshiroftë!– ka thënë: “Prej gjynaheve dhe mëkateve është largimi i turpit, i cili është lëndë jetike për zemrën. Është baza e çdo të mire. Largimi i tij është largimi i të mirës në tërësi.

Ebu Mes’udi – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë se ka thënë Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të!–: “Ajo që kanë arritur njerëzit prej thënies së profetëve të parë është:  nëse nuk turpërohesh vepro çfarë të duash.” Buhariu, Ibn Maxhe.

“…E ndalon njeriun prej të këqijave dhe nëse e braktisë atë detyrohet të veprojë çdo të keqe. Ka thënë Imam En Neueui: ‘Çështje e lejuar.’ D.m.th.: Nëse do të veprosh diçka dhe nuk turpërohesh prej Allahut e as prej njerëzve e vepron ose nuk e vepron. Thuhet: ‘Është çështje kërcënimi me kuptimin nëse e braktis turpin vepro ç’të duash, por në të vërtetë Allahu është Gjykuesi për të. Kjo tregon se turpi është prej çështjeve madhore…’” “Fet’hul Bari” i Ibn Haxher.

“…kur turpi humbet, njeriut nuk i bënë përshtypje më pas se çfarë vepron…” “Hashijetu” Ibn Maxhe.

Ebu Hurejra – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – ka thënë se ka thënë Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! –: “Besimi është shtatëdhjetë e ca pjesë ose gjashtëdhjetë e ca pjesë. Më e mira e tij është thënia LA ILAHE IL ALLAH dhe më e vogla e tij është largimi i pengesës prej rrugës. Turpi është pjesë e besimit.” Muslimi, Ebu Daudi.

Ka qenë një person prej sahanëve i cili qorton vëllanë e tij, e fajësonte për turpin e madh të tij. I kërkon atij që të pakësoj prej këtij turpi. Aty kaloi Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – dhe e dëgjon këtë.

Transmetohet prej Abdullah bin Umer – kënaqësia e Allahut qoftë me të! – se Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – kaloi pranë personit që po qortonte vëllanë e tij për turpin, i cili i thoshte: “Ti turpërohesh… deri sa i thotë po të dëmton.” Profeti – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë me të! – i thotë: “Lëre! Në të vërtetë turpi është prej besimit.” Buhariu.

“Njofton Ibn Et Tin prej Ebu Abdul Melik se këtu ka për qëllim besimin e plotë. Ebu Ubejd El Hereuiju ka thënë se i turpëruari me turpin e tij shkëputet nga gjynahet dhe bëhet si besim i prerë midis tij dhe gjynahit. Ijadi dhe të tjerë veç tij kanë thënë se është bërë turpi prej besimit edhe nëse është instinktiv, sepse përdorimi i tij në bazë të ligjeve të lejuara kërkon qëllim, përvetësim dhe dije. Ibn Kutejbe ka thënë se turpi e pengon personin që e ka këtë cilësi për kryerjen e gjynaheve, ashtu sikur e pengon besimi. Ka thënë Er Ragib se turpi është brengosja e vetes ndaj së keqes. Është prej të veçantave të njeriut për t’u ndalur nga kryerja e gjërave të qejfit duke mos qenë si kafshët”. “Fethul Bari” i Ibn Haxher.

(Visited 73 times, 1 visits today)
Top