Sexta-feira, 23/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Truri një dhunti e madhe e Zotit të Lartmadhëruar

Truri një dhunti e madhe e Zotit të Lartmadhëruar

TRURI

Në trurin e njeriut mesatarisht gjenden 10 miliardë qeliza nervore, ndërsa numri i lidhjeve që mundësojnë komunikimin ndërmjet këtyre qelizave është 100 trilionë. 100 trilionë, padyshim se është një numër mbi 52 metoda, kurse për të bërë më të qartë këtë ta paramendojmë një rërë të madhe në madhësi sa dhjetë herë sa Turqia, dhe nëse supozojmë se i gjithë ky rajon është i mbuluar me dru dhe çdo dru ka dhjetë mijë gjethe, atëherë numri i gjetheve në këtë rajon do të jetë i përafërt me numrin e lidhjeve të trurit.

Ndërsa informatat e bartura në tru nëpërmjet numrit është matur rrugëve nervore, në brendi të trurit udhëtojnë në shpejtësi të pa paramenduar prej 320 h., në orë, ndërsa nervat që arrijnë në trup nga qelizat trunore kanë një detyrë si në autostradë, për bartjen e informatave të vazhdueshme ndërmjet trurit dhe trupit. Shkurtë thënë në brendi të trupit në çdo sekondë kemi një komunikacion të jashtëzakonshëm, ndërmjet organeve trupore dhe trurit, brenda çdo sekonde shkojnë dhe vijnë me mijëra informata të ndryshme.

Madje është e njohur se vetëm për një minutë në tru realizohen prej 100 mijë deri 1 milionë reaksione të ndryshme kimike. Edhe të gjithë operacionet që realizohen në trupin tuaj, gjatë shikimit të një filmi bëhen në saj të qindra informacioneve që shkojnë e vijnë ndërmjet trurit dhe muskujve për të njëmijtën pjesë të sekondës.

P.sh. përdorimi i syve, të mbështeturit gjatë uljes, të kuptuarit atë që e shihni, rrahja e zemrës, frymëmarrja, lëvizja e syve, zgjatja e flokëve, perceptimi i erërave ose të dëgjuarit e zërave përreth veshit. Nëse operacionet trupore të cilat mundësojnë realizimin e vetëm të njërit nga këto veprime i shënojmë në një letër do të nevojitej të shkruajmë faqe të tëra me formula kimike, dhe nëse në këta formula do të kishte një gabim më të vogël trupi juaj do të dilte nga kontrolli, duke i krehur flokët mundë që ta futni dorën në sy apo duke ecur mundë të mos arrini të lëvizni një hapë dhe do të rrëzoheni në tokë.

Por Allahu xh.sh njeriun e ka krijuar aq të përsosur sa që trupi ynë i realizon pa probleme proceset më të ndërlikuara në botë. Prandaj padyshim se njeriu duhet ti falënderohet Krijuesit të tij Allahut xh.sh.

(Visited 69 times, 1 visits today)
Top