Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Truri i njeriut mund t’i zë 4.7 miliardë libra – dhjetëfish më shumë sesa që ishte supozuar

Truri i njeriut mund t’i zë 4.7 miliardë libra – dhjetëfish më shumë sesa që ishte supozuar

Truri i njeriut e ka kapacitetin dhjetëfish më të madh sesa që ishte supozuar më parë dhe mund t’i ruaj 4.7 miliardë libra, zbulojnë shkencëtarët të cilët kanë matur kapacitetin e ruajtjes së sinapsave – lidhjet e trurit të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e kujtimeve.

Ata kanë zbuluar se, mesatarisht, një sinapsë mund të ruaj rreth 4.7 bit të informacioneve. Kjo do të thotë se truri i njeriut e ka kapacitetin e një petabiti apo 1,000,000,000,000,000 bitëve, transmeton Telegrafi.

Një petabit është njëjtë sikurse 20 milionë sirtarë të mbushur me tekste, 13.3 vite të incizimeve HD, 4.7 miliardë libra apo 670 milionë faqe uebi.

Sa i përket këtij zbulimi, profesori Terry Sejnowski ngaSalk Institute for Biological Studies, ka thënë se ky zbulim është historik në fushën e neuroshkencës.

Vlen të ceket se hulumtimi i tyre është publikuar në eLife./Telegrafi/

(Visited 32 times, 1 visits today)
Top