Terça-feira, 17/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Trupi ynë

Trupi ynë

“Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni.” (Edh Dharijat: 21)

Shumë njerëz e lexojnë këtë verset pa u thelluar shumë në fjalët kuptimplota që i përmban. Duke analizuar këtë verset dhe duke vështruar vetveten, do të gjejmë shumë argumente mahnitëse mu në veten tonë.

Trupi ynë ka më shumë se 1000 muskuj, që përbëjnë 40% të peshës së përgjithshme të trupit. Eshtë interesant se në kokë ka 570 muskuj, në fytyrë ka 18 muskuj, ndërsa në duar 100. Çdo lëvizje e muskujve kryhet nga impulset që vijnë prej sistemit nervor qendror. 

Pra, lëvizja e cila kryhet me ndihmën e muskujve të trupit tonë, në momentin e lëvizjes nuk kryhet me vullnetin tonë. Të gjitha lëvizjet trupore dhe të gjitha proceset mendore i janë nënshtruar vullnetit të Zotit të Plotëfuqishëm.

Çdo lëvizje mban në vete shifrën hyjnore të cilën All-llahu i Gjithdijshëm e ka krijuar në trupin tonë.

Qimja jeton 3 – 10 vjet. Flokët rriten mesatarisht 0.35 mm në ditë, që do të thotë pak më shumë se 12 cm në vit. Flokët e mashkullit jetojnë tri vjet, kurse të femrës dhjetë vjet. Gjatë jetës prodhohen 1 – 3 milion qime. Rënia e qimeve është tregues i shumë sëmundjeve.

Thonjtë rriten 0.15 mm në muaj. Kjo do të thotë se për t’u përtërirë plotësisht thonjëve të duarve u duhen tre muaj kohë. Thonjtë rriten më shpejt ditën, në mëngjes dhe gjatë kohës me shi. Rritja e qimeve dhe e thonjve vazhdon për pak kohë edhe pas vdekjes.

Thonjtë e duarve rriten përgjysmë më shpejt se thonjtë e këmbëve.

Sipërfaqja e lëkurës që e mbulon frupin tonë është 1.5 – 2 m2. Lëkura është e mbushur me miliona receptorë, të cilët ia bëjnë të mundshme pranimin e ndijimeve: 30.000 për ngrohtësi, 250.000 për ftohësi dhe 500.000 receptorë për prekje.

Edhe përcaktimi i aromës është një mrekuilli hyjnore. Rruga prej hundës tuaj deri te truri është e gjatë për t’u përcaktuar ajo ndjenjë. Aroma hyn nëpër hundë, ku takohet me receptorin e aromës. Në një sipërfaqe vetëm prej 3 cm2 ka 200 milionë receptorë për aromë. Shqisa e aromës te njeriu është shumë më e dobët sesa te kafshët. Qeni mund të dallojë 100.000 aroma, kurse pronari i tij vetëm 3.000.

Një e dhënë habitese: cikli i frymëmarrjes te foshnjat përsëritet 35 herë në minutë, 20 herë tek adoleshentët dhe 15 herë te të rriturit. Ritmi mesatar i frymëmarrjes sonë është 1000 herë në orë ose 26.000 herë në ditë ose 9 milionë herë në vit. 

Gjatë procesit të frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milion alveolat e mushkërive tona. Ato kryejnë me precizitet të mahnitshëm shkëmbimin e gazrave, duke futur oksigjenin në organizëm dhe duke nxjerrë jashtë karbon dioksidin.

Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi më aktiv muskulor gjatë jetës së njeriut. Ky muskul, i cili merr pjesë aktive në frymëmarrje, tkurret 11 mijë herë në orë, 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë të njeriut.

Edhe pse me gjatësinë e vet prej 9 cm nuk peshon më shumë se 50 gr, gjuha përbëhet prej 17 muskujsh. Gjatë ngrënies, gjuha lëviz 80 herë në minutë. Ndërkaq, kur shijojmë diçka, 4000 shqisa të shijes, secila me nga 50 përbërës të veçantë, e transmetojnë informatën e marrë deri në tru.

Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë dhe ende mbetet enigmë sesi bëhet përpunimi, renditja dhe vendosja e informatave. Është i përbërë prej 100 miliardë qelizash të përhimta, e barabartë me një potencial që kanë mbi 10 mijë programe kompjuterike në veprim të përhershëm. Shkenca nuk e ka zbuluar ende mënyrën si kryhet procesi i memorizimit, i mësimit, i kujtesës, i fantazisë, i imagjinatës etj….!

Резултат слика за body anatomy

 

 

(Visited 764 times, 1 visits today)