Quarta-feira’, 20/1/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Trupi i njeriut ndodhet në njërën nga këto tri gjendje

Trupi i njeriut ndodhet në njërën nga këto tri gjendje

Trupi i njeriut ndodhet në njërën nga këto tri gjendje: gjendja normale, gjendja jonormale dhe gjendja e ndërmjetme. Kur gjendja është normale, trupi është i shëndetshëm. Gjendja e dytë është vetë sëmundja, kurse e treta është gjendje mesatare, e cila qëndron ndërmjet dy gjendjeve të tjera. Dihet se për të kaluar nga një skaj në një tjetër të kundërt, duhet një fazë e ndërmjetme.

Trupi kalon në gjendje jonormale, për shkaqe të brendshme, sepse ai është i përbërë nga nxehtësia, ftohtësia, thatësia dhe lagështia. Por ai kalon në gjendje jonormale edhe për shkaqe të jashtme, të cilat mund ta gjejnë trupin delikat e të dobët dhe ta dëmtojnë atë. Çrregullimet në trup mund të vijnë nga temperamenti i keq, i cili nuk është ekuilibruar, nga sëmundja që prek ndonjë organ, si dhe nga dobësia e përgjithshme e trupit, madje edhe e shpirtit, i cili bart mjaft energji e forcë. Sëmundja mund të shkaktohet nga shtimi i diçkaje, e cila nuk duhet të shtohet, ose nga pakësimi i diçkaje, e cila nuk duhet të pakësohet. Shkak, gjithashtu, mund të jetë shkëputja e diçkaje, e cila duhet të jetë e lidhur, ose nga bashkimi i diçkaje, e cila nuk duhet të jetë e bashkuar. Sëmundja vjen edhe prej zmadhimit të diçkaje, e cila nuk duhet të zmadhohet, ose prej ndryshimit të vendit a formës së disa organeve të trupit.

(Visited 79 times, 1 visits today)
Top