Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TRUPI DHE SHPIRTI



TRUPI DHE SHPIRTI

Zoti xh.sh njeriun e ka krijuar prej dy elementeve: Ana matriale (trupi) dhe ajo shpirtërore (shpirti). Ne jemi të njoftuar nga Allahu xh.sh  se si Ai e ka krijuar njeriun: 15:26. Ne krijuam njeriun nga balta e argjilit, të zi e të prishur (me erë të keqe)? (të formuar-të trajtuar-mesnun). 22:5. “…Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj…” (vazhdon). Por Allahu xh.sh nuk ka dhënë detaje në lidhje me krijimin e shpirtit. Ja siq thotë Allahu xh.sh në Kur’an: 17:85. Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”.

Ky ajet tregon se ne nuk jemi të njoftuar në lidhje me krijimin e shpirtit andaj Allahu xh.sh thotë se kjo çështje është  çështje e Tij.

Sa i përketë shpirtit ne as që do të flasim për krijimin e tij por ne do të hulumtojmë dhe t’iu tregojmë juve se çfarë nevoja ka shpirti ose se me çfarë ushqimi duhet të mbahet shpirti dhe çfarë roli ka shpirti i mirë (në jetë-në shoqëri) në trup. Shpirti është ai i cili komandon trupin. (varet a e komandon në mënyren siq thotë Allahu xh.sh apo siq ka thotë shejtani i mallkuar).

Trupi dhe shpirti nuk kanë qenë bashkë, por ato i bashkon Zoti xh.sh në mitrën e nënës duke ia dhënë shpirtin fëmisë i cili gjendet ne mitër. Këtë e argumentojnë ajetet në vijim: 23:14. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!

3:6 Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S’ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë, i urti.

Ashtu siq Allahu xh.sh ia jep shpirtin njeriut në fillim, në mitrën e nënës, Ai Allahu xh.sh serish ia merr, atëherë kur njeriut i vie fundi i jetës në këtë botë (dunja), atë ditë kur vie vdekja. Që nga njëherë ne friksohemi… e që është e panevojshme frika nga vdekja sepse pas jetës së përkohëshme (dunja) vjen jeta e përherëshme (ahiret).

56:83.  Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,

56:87.  (përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).

Do të thotë se ne nuk jemi në gjendje as shpirtin të ndalim e të mos dal, por gjithashtu nuk guxojmë ta qesim shpirtin e të dal (Është shirk ndaj Allahut). Trupi si trup vdesë por shpirti kurrë nuk vdesë. Shpirti jeton gjithmonë por varet nga veprat tona se ku: në xhennet apo në xhehennem.

Zoti xh.sh e krijojë njeriun prej dheu (tokës) dhe prej një pikë uji. Do të thotë trupin e krijojë kështu: nga toka dhe uji gjithashtu edhe ushqimin (e trupit) Allahu xh.sh e sjell në të njejtën menyrë nga toka dhe uji  që do të thotë ushqimi i trupit vjen nga i njejti vend  sikur se edhe vet trupi nga është krjiuar.

Ushqimi i trupit vjen nga toka sepse toka është themeli i njeriut, se nga toka është krijuar edhe prej tokës ushqehet dhe në tokë do të kthehet për t’u takuar me Zotin e vet.





Arrijmë në përfundim se këto dy elemente si trupi edhe shpirti që e përbejnë njeriun kanë nevojë për ushqim. Por jo ushqim të njejtë për të dytë (shpirtin dhe trupin).

Ushqimi i shpirtit nuk vjen nga toka sepse shpirti nuk është i krijuar nga ajo. 17:85 Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije”. Dija për krijimin e shpirtërave i takon vetëm Allahut xh.sh.

Ne, njerëzit nuk e dimë se si Zoti xh.sh e ka krijuar shpirtin. Ky është një sekret i Zotit xh.sh

Por Zoti xh.sh shpirtit i ka sjellur edhe furnizimin-ushqimin Vet nga qielli. Do të thotë se ne e dijmë se si ta ushqejmë atë. E ushqimi i shpirtit erdhi nga i Madhi Zot xh.sh nëpërmjet Xhibrilit a.s. deri tek Muhammedi a.s. 26:193. Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). E ai është Libri i shenjtë; Kur’ani Famëlartë. Ushqimi shpirtit është Kur’ani, në të gjenden të gjitha nevojat  që e ushqejnë shpirtin (butësi, respekt, dituri, namaz, e shumë të tjera). 

Në Kur’an i gjejmë të gjitha për të cilat kemi nevojë. Në të gjejmë ushqim, strehim, shërim, petka për veshje si të trupit ashtu edhe të shpirtit. Edhe shpirti ka nevojë për të gjitha këto që janë cekur më lartë. Shpirti ushqehet nga qielli sepse nga qielli ka ardhur edhe në qiell do të kthehet që të takojë Allahun xh.sh. Ashtu sikur trupi që kthehet në tokë. 

2:46. Të cilët janë të bindur se do ta takojnë Zotin e vet dhe se ata do t’i kthehen Atij.

Ne nuk do të ikim anës matriale (trupit ) por më shumë do të spjegojmë për shpirtin dhe rolin e tij në trup. Shpirti në brendsinë e trupit mund të sillet sipas edukatës së Kur’anit apo sipas arrogancës e cila është edukatë negative e hartuar nga shejtani e që është  një aktrim negativ e kur ne e dijmë se roli negativ gjithmonë në fund humb dhe pastaj vjen zjarri për atë shpirt që ka luajtur rol negativ në shoqëri. Është për çudi  sepse ai njeri i cili vepron gjëra negative nëse e pyetim atë se a është mirë kështu që ti po vepron keq ai më siguri se do të gënjej nuk do ta thotë të vërtetën sepse çdo njeri e din se çfarë vepron dhe se ç’është keq dhe ç’është mirë mirëpo shumica e njerëzve po mendojnë se me sjellje të tilla mund të rrisin famën jo por përkundrazi ata e ulin vetën në një gradë të ulët më të ulët se sa kafshët.

 

(Visited 7 times, 1 visits today)