Domingo, 22/5/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TREGIMI I ADEMIT DHE MUSA A.S.

TREGIMI I ADEMIT DHE MUSA A.S.

TREGIMI I ADEMIT DHE MUSA A.S.
I Dërguari i Allahut, Muhamedi s.a.v.s., ka thënë: “Kanë debatuar Ademi dhe Musa në mes vete. Musa i thotë: “O Adem, ti je babai dhe i pari i ynë dhe ti je ai që na ke nxjerrë nga xheneti”. Ademi i thotë: “O Musa, Allahu të ka dalluar ty me të folurit e Tij (ka biseduar me ty me fjalë) dhe Vetë të ka shkruar libër dhe ta ka dhënë. E tash po më akuzon mua për një çështje, të cilën e ka caktuar Allahu që të ndodhë katërdhjetë vjet para se të më krijojë. Kështu Ademi del fitues ndaj Musasë. Ademi del fitues ndaj Musasë, Ademi del fitues ndaj Musasë.
Përfitim i rëndësishëm
Ademi fitoi ndaj Musasë me argumente, sepse fatkeqësitë (ndodhitë) argumentohen me fakte, e mëkatet jo. Sepse fatkeqësinë nuk e dëshiron njeriu, dhe për këtë arsye nuk iu është dhënë e drejta e zgjedhjes. Por, i ndodh papritur e pakujtuar, dhe padëshiruar e pa zgjedhur fare. Është mirë të argumentohet me caktimin (kaderin e Zotit) për t’iu lehtësuar dhimbja.
Ndërsa sa i përket mëkatit, njeriu vepron me vullnet dhe ai e di se Allahu e urren dhe e ka ndaluar. E kur ta bëjë mëkatin nuk lejohet logjikisht, as ligjësisht të arsyetohet e të sjellë argumente se kjo është më dëshirën e Allahut të Lartmadhëruar, dhe me caktimin (kaderin) e Tij, në asnjë mënyrë.
Shejhul Isalm – Ibnu Tejmije thotë: “Musa a.s. është më i ditur sa i përket njohjes së Allahut, cilësive të Tij, emrave të Tij, për të akuzuar për mëkatin, për të cilën veç mëkatari është penduar, e Zoti e ka zgjedhur dhe e ka udhëzuar. Ndërsa Ademi është më i ditur sa i përket Zotit të tij në lidhje me Kadanë dhe Kaderin, dhe për fatkeqësitë. Por, Musa e ka akuzuar Ademin për fatkeqësinë, e cila i ka ndodhur pasardhësve të tij me daljen e tyre prej xhenetit, dhe zbritjen e tyre në botën e sprovave dhe të vështirësive, për shkak të gabimit të babait të tyre. Ai (Musa a.s.) ka përmendur gabimin, si vërejtje e shkakut të fatkeqësive dhe sprovave të pasardhësve të tij. Për këtë arsye i ka thënë: “Na ke nxjerrë ne dhe vetën tënde prej xhenetit”.
Në një transmetim dhe tekst tjetër thuhet: “Ademi u argumentua me kaderin për fatkeqësi dhe ka thënë: “Kjo fatkeqësi, të cilën e përjetojnë pasardhësit e tij, është shkak i gabimit, i cili veç ka qenë i shkruar dhe i caktuar, para se të jetë i krijuar. Kaderi argumentohet në fatkeqësi, e jo në mëkate. Pra, apo më akuzon mua për fatkeqësinë, e cila ka qenë e shkruar dhe e caktuar për mua, para se të isha krijuar, para kaq e kaq viteve?!

(Visited 170 times, 1 visits today)