Sexta-feira, 22/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

TREGIMI 5. (Histori profetike dhe Tregime të bukura)



TREGIMI 5. (Histori profetike dhe Tregime të bukura)

TREGIMI 5

Më ka treguar një thirrës që ka shkuar të mjekohet në Britani.

Tregon e thot: hyra në një prej spitaleve më të mëdha atje. Në këtë spital hynin vetëm njerëz të caktuar. Kur hyri mjeku e më pa, tha: ti je musliman?

I thash: po…

Tha: ka një problem që më ka krijuar dilemë që nga dita që kam njohur vetveten… a mund të më degjosh?

I thash: po.

Tha: kam shumë pasuri…detyrë të mirë…diplom të lartë dhe i kam provuar të gjitha kënaqësirat; kam konsumuar alkool…kam bërë zina…kam udhëtuar në shumë shtete, mirëpo sërish ndiej ngushticë të vazhdueshme dhe mërzi prej këtyre kënaqësirave, saqë i kam vizituar disa psikolog. Kam menduar të bëj vetvrasje disa herë, me shpresë se gjejë jetë tjetër…ku ska mërzi. Ti a nuk e ndien këtë mërzi dhe ngushticë?

I thashë: jo, përkundrazi unë jam i lumtur vazhdimisht dhe do të udhëzoj në zgjidhjen e këtij problemi, mirëpo përgjigju pyetjeve të mia:

– Ti kur dëshiron ti kënaqish syte, cka vepron?

Shikoj ndonjë grua të bukur ose pamje mahnitëse…

– Kur dëshiron të kënaqish veshin, çka vepron?

Dëgjo muzikë të qetë…

– Kur dëshiron të kënaqish hundën, çka vepron?

Nuhas ndonjë parfym, ose shkoj në ndonjë park…

I thashë, mirë, kur dëshiron të kënaqish sytë pse nuk dëgjon muzikë?

U habit prej meje, e më tha: nuk mundet, sepse kjo është kënaqësi e veçantë për veshin…

I thashë: nëse dëshiron ta kënaqish hundën, pse nuk shikon ndonjë pmaje të bukur? Edhe më shumë u habit e tha: nuk mundet, sepse kjo është kënaqësi e veçantë e syrit, e me këtë nuk mundet të kënaqet hunda…





I thashë: mirë…arritëm ku dëshirova…

Ti e përjeton këtë mërzi dhe ngushticë në sytë e tu?

Jo, tha. E përjeton në veshët, hundën, gjuhën, organet…

Tha: jo, e përjetoj në zemrën dhe gjoksin tim…

I thashë: ti këtë ngushitcë e përjeton në zemrën tënde, kurse zemra ka kënaqësi të veçantë…nuk kënaqet me gjërat tjera…domosdo e ke të njohish gjërat që ta kënaqin zemrën…sepse ti duke dëgjuar muzikë, duke konsumuar alkool, duke shikuar gjërat e ndaluara, duke bërë zina, nuk e kënaq zemrën, por je duke e kënaqur trupin…

U habit edhe më shumë njeriu e tha; po, e vërtetë është, e si ka mundësi ta kënaqi zemrën time?

I thashë: me shehadet se ska hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij, e të përkulesh para Krijuesit tënd…

Ti ankohesh Atij për brengat dhe mërzitë tuaja, në këtë mënyrë do të jetosh në rehati dhe qetësi, e lumturi…

E lëkundi njeriu kokën e tha: më jep libra mbi islamin dhe lutu për mua, sigurisht do të bëhem musliman…

Të vërtetën e thotë All-llahu kur thotë:

“O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur’ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. Thuaj: “Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata”. (Junus: 57)

(Shpërndaje, thirr në rrugën e drejtë për te Zoti yt)

(Visited 7 times, 1 visits today)