Segunda-feira, 24/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tregim me vlerë  -Egoisti-



Tregim me vlerë  -Egoisti-

Tregim me vlerë
Egoisti
– Ai dëshironte që gjithçka të ishte e tij. Nuk donte t’i ndante sendet e veta me askënd, as me miqtë e as me të varfrit.
Një ditë ai humbi 30 monedha ari. Ai shkoi në shtëpinë e mikut të tij dhe i tregoi se i kishin humbur monedhat. Vajza e mikut kishte gjetur 30 monedha dhe ia kishte dorëzuar babait. Atëherë babai ia ktheu paratë shokut të tij.
Pasi i numëroi paratë, egoisti tha se kishte pasur 40 monedha dhe se vajza e shokut të tij i kishte vjedhur 10. Por djali dhe vajza thanë se nuk kishin gjetur më shumë para. Egoisti shkoi në gjykatë dhe i tregoi gjykatësit se çfarë kishte ndodhur.
Gjykatësi kërkoi që të thërrisnin vajzën dhe babanë e saj, dhe kur ata erdhën, gjykatësi e pyeti vajzën se sa monedha kishte gjetur. Ajo i tregoi se kishte gjetur vetëm 30.
Pastaj gjykatësi e pyeti egoistin se sa monedha kishte humbur. Ai u përgjigj se kishte humbur 40. Atëherë gjykatësi i tha egoistit se monedhat nuk i përkisnin atij, duke qenë se vajza kishte gjetur 30, ndërsa ai kishte humbur 40 monedha.
Prandaj, i tha vajzës t’i merrte monedhat dhe nëse ndokush kërkonte 30 monedha që i kishin humbur, dhe t’ia jepnin. Në atë çast egoisti rrëfeu se kishte humbur 30 monedha, por gjykatësi nuk e dëgjoi





(Visited 23 times, 1 visits today)




Top