Sexta-feira, 26/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tre gra tek çezma e vetme e fshatit



Tre gra tek çezma e vetme e fshatit

Tek çezma e vetme e fshatit ishin mbledhur tre gra dhe po mbushnin enët e tyre me ujë. Duke biseduar me njëra tjetrën pranë tyre ishte afruar një plak dhe me kureshtje filloi t’i dëgjonte çfarë po flisnin.

Gruaja e pare thoshte:
– Kam një djalë i cili është shumë i shkathët dhe i zoti, më besoni është një djalë për t’u marrë shembull.

Ndërsa gruaja e dytë:
– Edhe unë e kam një djalë që e ka zërin si bilbili, kur këndon ai të gjithë ndalen për ta dëgjuar zërin e tij të bukur.

Ndërsa gruaja e tretë kishte heshtur dhe nuk kishte thënë asgjë për djalin e saj. Kur më në fund gratë i kishin mbushur enët e tyre nga çezma që rridhte fare pak ujë dhe po bëheshin gati të iknin, duket aty afër djali i gruas së parë i cili filloi t’i tregonte aftësitë e tij fizike duke bërë akrobacione. Gruaja e gëzuar kur e pa filloi të mburrej me aftësitë e djalit të saj. Në atë moment vjen edhe djali i gruas së dytë dhe filloi të këndoj, nga zëri i tij i bukur u mahnitën të gjithë të pranishmit. Më në fund u duk djali i gruas së tretë, ku nuk bëri asgjë si dy të parët, por pa folur fare iu afrua nënës së tij dhe i mori enët nga dora e saj.





Më pas të tre gratë iu afruan plakut dhe i thanë:
– I pe tre djemtë tanë?
Ndërsa plaku iu përgjigj:
– Unë pash vetëm një djalë. Pashë vetëm atë djalin që ia mori nënës enët nga duart dhe i mbajti vetë.

(Visited 7 times, 1 visits today)




Top