Sexta-feira, 4/12/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tre Etapat e Foshnjës në Mitër

Tre Etapat e Foshnjës në Mitër

Transformimi Fillon: Tre Etapat e Foshnjës në Mitër

Nga ajo që pamë deri këtu, shifet qartë se çdo periudhë kohore në formimin e spermës dhe të vezës dhe deri te takimi i tyre, çdo gjë që ndodh është një mrekulli. Ndryshimet që ndodhin kur këto dy qeliza bashkohen, dhe të gjitha përgatitjet që bëhen në trupin e femrës na paraqesin ndodhi të tjera të mrekullueshme.

Vetëm brenda disa orëve pasiqë veza të jetë fekonduar nga spermatozoidi, ajo ndahet dhe rritet shumë shpejt. Në ditët e sotme e dijmë se foshnja shkon nëpër tri faza të zhvillimit të embrionit derisa është në mitrën e nënës. Por ky informacion që u arrit me ndihmën e teknologjise moderne pas shumë viteve hulumtimi, është dhënë në Kur’an 1400 vite më parë. Këto fakte shkencore janë shpallur në këtë varg:

…Ai iu krijon juve fazë pas faze në mitrat e nënave tuaja në një errësirë të trefishtë. Ai është Zoti, Sunduesi i juaj, Sovraniteti është I Tij. Nuk ka Zot tjetër përveç Atij. Çka ju bëri pra të largoheni prej Atij? (Kur’an, 39:6)

Do të vëreni se ky varg paraqet se tri faza të ndryshme ndodhin gjatë zhvillimit të njeriut derisa gjendet në mitrën e nënës. Me të vërtet, biologjia moderne ka vërtetuar se foshnja në mitrën e nënës kalon nëpër tri faza të ndryshme të zhvillimit, sikurse që është paraqitur në këtë varg. Kjo është një çështje e infomacionit bazë në të gjitha librat embriologjike që kërkohet të lexohet sot në fakultetet e mjekësisë. P.sh. Embriologjia Bazike e Njeriut, një punim bazë për embriologji, jep deklaratën në vijim:

Jeta në mitër ka tre etapa: 1) para-embrionike: java e parë deri dy javë e gjysmë; 2) embrionike: deri në fund të javës së tetë, dhe 3) fetale – nga java e tetë deri në lindje.20

Këto etapa përbëhen nga faza të ndryshme të zhvillimit të foshnjës. Veçoritë kryesore të këtyre tre etapave mund t’i përmbledhim si në vijim:

– Etapa para-embrionike: Në etapën e parë, zigoti (qeliza e sapo fekonduar) shumohet. Brenda tre javëve të para, mbasi të jetë bërë grumbull qelizash, e ngulit veten në muret e mitrës. Përderisa qelizat vazhdojnë të shumohen, ato formojnë tre shtresa.

– Etapa embrionike: Etapa e dytë zgjat plotë pesë javë e gjysmë, gjatë të cilave foshnja quhet embrion. Në këtë etapë organet dhe sistemet themelore të trupit marrin formë nga shtresat e qelizës.

– Etapa e fetusit: Me hyrjen në etapën e tretë të shtatzënisë, embrioni quhet fetus. Kjo etapë fillon nga java e tetë e shtatzënisë dhe vazhdon deri në lindje, për dallim nga etapat e më hershme, këtu fytyra, duartë dhe këmbët e fetusit bëhen të dallueshme dhe merr pamjen e jashtme të qenies njeri. Në fillim të kësaj etape, të gjitha organet e fetusit 3 cm. janë nëpër vende. Kjo etapë zgjat tridhjetë javë dhe zhvillimi vazhdon deri në javën e lindjes.

Etapat të cilat i përshkruam këtu me pak fjalë dhe zhvillimet mahnitëse që ndodhin në secilën etapë do të shpjegohen në detaje në faqet në vijim.

1) Çdo muaj një vezë lirohet nga vezoret. 2) Veza e pjekur e thyen mbulesën që e rrethon dhe lirohet në zgavrën e komblikut. 3) Veza kapet nga tuba fallopiane duke ia bërë të mundur vezës që të fekondohet me spermatozoidin. 4) Vetëm një spermatozoid i vetëm ia del të përshkojë membranën dhe të fekondojë vezën. 5) Veza e fekonduar fillon të ndahet dhe shumohet duke formuar një grumbull (tog – tufëz). 6) Në këtë fazë formohen një grumbull qelizash, të quajtura blastociste. Kjo është faza e parë e transformimit të qelizave dhe formimit të indeve dhe organeve të trupit. 7) Grumbulli i qelizave arrijnë mitrën me ndihmën e tubës fallopiane. 8) Fillon të përgatitet për të ngjitur veten në murin e mitrës. Duke ju falemnderuar veprimit të qelizave të veçanta të projektuara për këtë qëllim, ngjitet për murin e mitrës. 9) Nëse masa e qelizave ngjitet me sukses në murin e mitrës, ajo gjen një ambient mbrojtës ku mund të ushqehet dhe fillon të rritet. 10) Në fund të fazave të ndryshme të periudhës embrionike, në foto i paraqitur në fund të javës së tetë, një person në miniaturë me madhësi 2.5-3cm. Të gjitha këto faza dëshmojnë se njeriu është krijuar. Në krijimin e vetvetës ka shenja për çdo njeri që di të mendoj.

(Visited 64 times, 1 visits today)
Top