Segunda-feira, 16/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Trajtimi natyral kundër stresit dhe ja si të veproni!

Trajtimi natyral kundër stresit dhe ja si të veproni!

Një person i cili vuan nga paniku dhe stresi mund të pësojë atak kardiak në zemër. Shoqata e Mjekësisë dhe Psikiatrisë ka raportuar se rreth një e katërta e njerëzve që ankohen se kanë dhimbje në gjoks kanë çrregullim të theksuar stresi.

Stresi mund të jetë i vështirë për tu menaxhuar, megjithatë, ka shumë ilaçe natyrore që mund t’ju ndihmojnë të përballoni stresin me më shumë lehtësi.

Vaji esencial i livandos është një vaj shumë i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe është gjithashtu një nga vajrat më të mira thelbësore për luftimin e ankthit. Një studim tregoi se thithja e vajit të livandos mund t’ju ndihmojë në uljen e presionit të gjakut.

Masazhi është një metodë e provuar dhe e testuar për t’u çlodhur dhe për të qetësuar mendjen. Ai mund t’ju ndihmojë të relaksoni muskujt dhe të lehtësoni dhimbjet në kafazin e kraharorit.

Rëndësia e të ushqyerit me ushqimet e duhura nuk duhet harruar. Ushqime të tilla si patate, spinaq dhe ushqime të pasura me minerale dhe vitamina duhet të jenë konsum i përditshëm. Këto ushqime ju bëjnë të ndiheni energjik dhe duke çliruar endorfinën nga truri juaj, ju do të ndiheni më mirë.

Një mënyrë efektive për të luftuar stresin është të bëni diçka që ju pëlqen. Mund të jetë plotësimi i puzzle, ngjitja e maleve ose luajtja e një instrumenti muzikor, ju mund ta zhvendosni energjinë negative në diçka pozitive.

Nëse ju mendoni se nuk ka mjaftueshëm kohë për të bërë gjithçka që ju doni, atëherë ju duhet të organizoni ditën tuaj për ta bërë atë sa më të thjeshtë. Fillojeni çdo ditë me një plan, thjesht shënoni të gjitha detyrat që duhet të bëni duke filluar nga ato që kanë prioritet për ju, bashkë me kohën që duhet të keni në dispozicion për realizimin e tyre.

Burimi: healthyandnaturalworld / shendeti.com.al

(Visited 65 times, 1 visits today)
Top