Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Kolla nuk konsiderohet gjithnjë si problem shëndetësor, megjithëse në disa raste mund të tregojë praninë e problemeve ose infeksionit. Kollitja është një refleks natyror për pastrimin e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Nëse kolla nuk largohet brenda pak ditëve, atëherë duhet të shkoni tek mjeku. Trajtimet kundër kollës që realizohen në kushtet e shtëpisë janë […]
Kolla nuk konsiderohet gjithnjë si problem shëndetësor, megjithëse në disa raste mund të tregojë praninë e problemeve ose infeksionit. Kollitja është një refleks natyror për pastrimin e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Nëse kolla nuk largohet brenda pak ditëve, atëherë duhet të shkoni tek mjeku. Trajtimet kundër kollës që realizohen në kushtet e shtëpisë janë […]
Trajtimi i Kollës ne mjekësine tradicionale Kineze

Kolla nuk konsiderohet gjithnjë si problem shëndetësor, megjithëse në disa raste mund të tregojë praninë e problemeve ose infeksionit. Kollitja është një refleks natyror për pastrimin e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Nëse kolla nuk largohet brenda pak ditëve, atëherë duhet të shkoni tek mjeku. Trajtimet kundër kollës që realizohen në kushtet e shtëpisë janë përhapur shumë, sidomos për fëmijët, pasi këto trajtime natyrale nuk kanë efekte anësore si medikamentet farmaceutike. E njëjta logjikë qëndron edhe për gratë shtatzëna.
Gjatë stinës së dimrit, të gjithë mund të prekemi nga kolla, sidomos fëmijët. Kolla është një reaksion normal ndaj një acarimi që mund ekzistojë në fyt apo në mushkëri. Shumë herë kolla mund të shkaktohet nga ndonjë infeksion në hundë ose në fyt.
Kolla mund të shkaktohet nga infeksionet bakteriale apo virusale, astma, diabeti, ndotja e ajrit, ajri i thatë, ndryshimet e temperaturave etj.
Kolla mund të krijohet edhe me ndezjen e mukozës së fytit dhe të trakesë kur ulet mjaft shumë pragu i inflamacionit, i cili shkakton kollitjen. Madje edhe vetë sekrecioni që krijohet tek ajo ndezje shkakton kollitjen. Ekziston edhe e ashtuquajtura kollë ngacmuese, e cila krijohet për shkak të disa ngacmimeve jashtë trakesë dhe ajo zakonisht është e thatë, pa sekrecion. Kollitja më së shpeshti paraqitet tek ftohja. Ka kohëzgjatje të kufizuar, nga disa ditë deri te dy apo tri javë, por është e pakëndshme, u pengon atyre që kolliten dhe atyre që e dëgjojnë. Po ashtu mund të pengojë edhe gjumin.
Kollitja e vazhdueshme mund të jetë simptomë e “fshehjes” së sëmundjeve. Kolla klasifikohet në akute, kronike, e thatë etj, dhe për shkak se është e shumëllojshme shpeshherë trajtimi i saj përbën një sfidë për mjekët.
Në perëndim, kolla kurohet me medikamente të cilat bëjnë të mundur largimin e menjëhershëm të simptomave, pa bërë një analizisë të hollësishme se cili ishte shkaku i vërtetë i kësaj kolle.
Sidoqoftë, Mjekësia Tradicionale Kineze e ekzaminon trupin më në detaje.
Në përgjithësi, kolla shkaktohet nga cekuilibri i energjisë së trupit dhe mosqarkullimi i mirë i energjisë chi në mushkëri.
Simptomat shoqëruese të kollës e ndihmojnë Mjekësinë Tradicionale Kineze të identifikojë atë pjesë të trupit ku e ka origjinën kjo kollë.
Për shembull, nëse kolla shoqërohet me të përziera, shkaktari kryesor do të kërkohet tek mëlçia.
Dhimbja në brinjë është gjithashtu një tregues i sëmundjes i lokalizuar në zonën e mëlçisë.
Nëse pacienti ka ndjesinë e të urinuarit gjatë kollitjes, atëherë shkaktari duhet të shqyrtohet në zonën e veshkave.
Simptomat e një kolle të zakonshme tregojnë se origjina e kollës vjen nga mushkëritë.
Në bazë të një shqyrtimi të hollësishëm të kollës, mjekët kinezë japin një sërë kombinimesh për trajtimin e kurimin e kollës ku përfshihen: akupunktura, formulat bimore dhe disa ushqime specifike si mjalti, dardha, kërpudhat etj.
Zakonisht kolla nuk kërcënon shëndetin, por është e bezdisshme, sidomos kur ju lë natën pa gjumë. Kjo çon në lodhje, këputje etj., dobëson sistemin imunitar, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Sot qarkullojnë shumë mënyra për të trajtuar kollën dhe problemet me fytin në kushtet e shtëpisë.
Si ta trajtoni kollën pa ilace
– Hani rrush
Rrushi është një frut që ndihmon shumë për të luftuar kollën, pasi rrushi tonifiokon mushkritë dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të të ftohtit dhe kollës. Një gotë lëng rrushi përziejeni me një lugë mjalt për të lehtësuar kollën.
-Konsumoni qepë
1. Përdorimi i qepës së gjallë është një perime shumë e rëndësishme për të luftuar kollën. Këshillohet të pihet lëngu i qepës. Një lugë lëng qepe duhet të përzihet me një lugë mjalt dhe të ruhet për 5 orë përpara konsumimit. Ky është një shurup i shkëlqyer kundër kollës dhe duhet të konsumohet dy here në ditë.
2. Qepët janë të mira gjithashtu për largimin e sekrecioneve. Merni një qepë mesatare, futeni në blender dhe më pas shtoni lëngun e një limoni dhe një gotë me ujë të zier. Në fund hidhini një lugë mjalt. Ky trajtim përdoret 2-3 herë në ditë për qetësimin e kollës.
Çaj xhenxhefili kundër kollës
Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë vitmaina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar.
Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjalt dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.
Sipas studimeve të mjekësisë moderne, substancat tek xhenxhefili nxisin djersitjen, ulin temperaturën dhe kthjellojnë mendjen. Konsumi i kësaj bime mund të lehtësojë lodhjen, pafuqishmërinë, eviton anoreksinë, pagjumësinë, dhimbjen e barkut dhe simptoma të tjera. Në stinën e nxehtë të verës pakësohet sekretimi i pështymës dhe i lëngut të stomakut, dhe kjo do të ndikojë tek oreksi. Nëse konsumoni pak xhenxhefil gjatë vaktit, do të keni hapje oreksi.
Xhenxhefili njihet si nga mjekësia kineze ashtu edhe nga ajo perëndimore se ndalon dhimbjen e barkut të shkaktuar nga gastriti, ulçera e stomakut dhe zorrëve. Kur keni probleme me të përzierat, aciditet të lartë në stomak, ndjenjë të shpeshtë urie, mund të konsumoni çaj xhenxhefili (zieni ujin me 50 gramë xhenxhefil) dhe ky çaj mund të eleminojë këto simptoma. Një fjalë tjetër e urtë popullore kineze për këtë bimë është se “nëse përgatisni xhenxhefil në shtëpi, mos u merakosni për sëmundjet e lehta.”
Specialistët këshillojnë gjithashtu lëngun e portokallit dhe të ujit të ngrohtë
Të gjitha frutat janë të këshillueshme veçanërisht mollët, dardhët, agrumet, ananasi, pjeshka dhe pjepri.
Gjithashtu nevojitet ngrënia e perimeve në avull, konsumi i supave dhe proteinave. Evitoni me cdo lusht konsumin e kafesë, produkteve ttë gatshme dhe të përpunuara, mishin e kuq, sheqerin, turshitë etj. Gjithashtu gjatë ditëve që keni kollë mos hani akullore, dhe mos konsumoni pije me gaz apo lëngje kutiash.
Pini sa më shumë ujë të ngrohtë për të pastruar organizmin.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
April 1, 2018 / By M.I Halil Kastrati – Biri Im (Official Video) | JETIMAT E BALLKANIT
April 1, 2018 / By M.I Një lutje për të ruajtur shëndetin dhe për tu mbrojtur nga varfëria
April 1, 2018 / By M.I Si te largosh pikellimet?
April 1, 2018 / By M.I Si te kuptoni qe një femër e martuar nuk është e lumtur?
April 1, 2018 / By M.I Pëshpëritja e djallit ndaj njeriut
April 1, 2018 / By M.I Njerëzit ndahen në falënderues dhe në jofalënderues
April 1, 2018 / By M.I Me këtë përbërje për 10 ditë, dhimbja në kocka dhe nyje zhdukët!
April 1, 2018 / By M.I Si të bëhesh më i forti i njerëzve?
April 1, 2018 / By M.I Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas djegies