Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Për fat të keq, vërejmë se shumica e të sëmurëve me kancer, menjëherë sa mësojnë se janë prekur nga kanceri, pa u menduar fare drejtohen tek trajtimet që ekzistojnë sot në formën e kimioterapisë(terapi me barna), radioterapisë(terapi me rrezatim), apo operacioneve kirurgjikale, por që të gjitha këto lloj trajtimesh kanë pasoja të rrezikshme në shkatërrimin […]
Për fat të keq, vërejmë se shumica e të sëmurëve me kancer, menjëherë sa mësojnë se janë prekur nga kanceri, pa u menduar fare drejtohen tek trajtimet që ekzistojnë sot në formën e kimioterapisë(terapi me barna), radioterapisë(terapi me rrezatim), apo operacioneve kirurgjikale, por që të gjitha këto lloj trajtimesh kanë pasoja të rrezikshme në shkatërrimin […]
Trajtimi i kancerit në mjekësinë moderne dhe alternative !?

Për fat të keq, vërejmë se shumica e të sëmurëve me kancer, menjëherë sa mësojnë se janë prekur nga kanceri, pa u menduar fare drejtohen tek trajtimet që ekzistojnë sot në formën e kimioterapisë(terapi me barna), radioterapisë(terapi me rrezatim), apo operacioneve kirurgjikale, por që të gjitha këto lloj trajtimesh kanë pasoja të rrezikshme në shkatërrimin e pjesës së mbetur nga shëndeti i organizmit dhe fuqisë e tij.
Kimioterapia që u bëhet të sëmurëve me kancer vepron në helmimin e qelizave kancerore të cilat shquhen për shpejtësinë e madhe në zhvillim, por në të njëjtën kohë, kimioterapia vret dhe shkatërron qelizat e shëndetshme dhe të domosdoshme për organizmin dhe imunitetin e tij ndaj sëmundjes, si dhe mund të shkaktojë dëme katastrofike në organet më të rëndësishme të trupit, si mëlçia dhe veshkat, madje edhe në zemër dhe mushkri.
Trajtimi me radioterapi vret qelizat kancerore, por ai djeg dhe shkatërron qelizat, indet dhe organet e shëndosha.
Kimioterapia dhe radioterapia, në fillim të praktikimit të tyre i zvogëlojnë përmasat e tumorit, por me vazhdimin e përdorimit të tyre më gjatë, nuk kanë më asnjë efekt kundër tumorit.
Kur organizmi të dobësohet nga radioterapia dhe të ketë mbartur shumë helme nga kimioterapia, sistemi imun i tij do të ketë dështuar dhe do të jetë shkatërruar tërësisht, ndaj shohim që i sëmuri preket nga shumë sëmundje të stomakut dhe çrregullime të ndryshme.
Më e rrezikshmja nga të gjitha ato që u thanë më sipër është se: trajtimi kimioterapik dhe radioterapik i bëjnë qelizat kancerore të kërcejnë dhe të bëhen më rezistuese dhe më të vështira për t’i hequr! Kurse operacionet kirurgjikale mund të shkaktojnë përhapjen e qelizave kancerore në vende të tjera të trupit.
Kështu që, më e mirë për të sëmurin mund të jetë mosmjekimi se sa mjekimi i tillë, kur dihet se ilaçi apo trajtimi që i bëhet është i dyshuar në suksesin e tij apo është thuajse i pashpresë, madje më shumë i dëmshëm se sa i dobishëm, dhe që më shumë e shpejton vdekjen dhe vuajtjet e të sëmurit dhe të afërmve të tij, qoftë shpirtërisht apo edhe materialisht.
Kështu që, zgjidhja më e mirë dhe e vetmja, është ajo e të kthyerit tek trajtimet natyrale barishtore, për këtë sëmundje të rrezikshme, si dhe për të gjitha sëmundjet e tjera, të cilat mjekësia shkencore moderne ka dështuar t’i mjekojë me gjithë modernizimin dhe teknologjinë e saj.
Dieta ushqimore dhe stili i jetës:
Ushqimi i parë dhe kryesor i këtyre qelizave të këqia është sheqeri i rafinuar. Me ndalimin e kësaj lënde, i presim kancerit ushqimin e tij kryesor. Për zëvendësimin e sheqerit duhen përdorur vetëm zëvendësues natyral si: melasa apo fruti i tharë, por me përmasa shumë të vogla.
Edhe kripa e tavolinës përmban lëndë kimike zbardhuese, prandaj ndërroje atë me kripën natyrale të detit.
Qumështi (me përjashtim të qumështit të devesë) dhe produktet e tij shkaktojnë gëlbazë dhe mukozë në organizëm, sidomos në kanalet e tretjes, dhe kanceri ushqehet me këtë mukozë. Me eliminimin e qumështit të kafshëve dhe me zëvendësimin e tij me qumështin e sojës apo të orizit, të paëmbëltuar, i sëmuri i ka bërë qelizat kancerore të uriten dhe të mbesin pa ushqim.
Qelizat kancerore lulëzojnë në mesin e acideve, të cilat prodhohen nga ushqimi i pasur me mish, veçanërisht me mish të kuq. Shumica e mishrave të tregut përmbajnë antibiotikë të akumuluar dhe hormone parazitare, dhe të gjitha këto janë të shumë të dëmshme, veçanërisht për atë që vuan nga kanceri.
Për ta bërë organizmin sa më bazik dhe të shëndetshëm, rreth 80 % e ushqimit duhet të jetë prej perimeve të freskëta, drithërave, pak farëra e të thata (bajame, arra) dhe pak fruta. Kurse pjesa tjetër e ushqimit prej 20 % mund të jetë ushqim i gatuar (i zierë) ku përfshihen edhe bishtajoret (bizelja, fasulja). Lëngu i perimeve të freskëta prodhon enzima të gjalla dhe të lehta për t’u thithur dhe për t’u tretur, të cilat arrijnë shumë shpejt në qeliza, brenda 15 minutave, dhe ushqejnë e forcojnë qelizat e shëndetshme.
Larg kafes, çajit (përveç çajit të jeshilte), çokallatave dhe çdo gjëje që përmban kafeinë. Në vend të tyre përdor çajin e jeshilte, sepse ai ka shumë efekte antikancerore. Preferohet të pihet ujë i pastër, i kulluar dhe i mbajtur në një enë prej balte, sepse kjo eliminon shumë prej helmeve dhe kripërave të rënda që përmban uji i çezmës.
Forcimi i sistemit imun me ushqime plotësuese i jep mundësinë qelizave mbrojtëse të trupit që të shkatërrojnë qelizat kancerore.
Kanceri është një sëmundje që i ka rrënjët në mendje, në trup dhe në diapazone të tjera, gjë që do të thotë se ekzistenca e një shpirti optimist dhe me gjallëri do ta ndihmojë shumë organizmin për luftimin e kancerit. Kurse zemërimi, zilia, inati dhe mostolerimi e vënë trupin në tension dhe në gjendje acide(apo rritje te tharrtesirave ne trup). Prandaj, njeriu duhet ta dijë se ai është më lart se kufijtë materiale të trupit të tij dhe të ngrihet lart me shpirtin e tij për të jetuar tolerancën, dashurinë dhe kënaqësinë, për hir të Zotit të tij dhe për të arritur kënaqësinë e Zotit të tij, duke bërë një jetë të pastër dhe në bindje ndaj Zotit të tij, dhe kështu i jep trupit fuqi pozitive.
Qelizë kancerore e sulmuar nga sistemi imun
Qelizat kancerore nuk mund të jetojnë në një ambjent të pasur me oksigjen, kështu që është e domosdoshme kryerja e disa ushtrimeve të lehta të trupit dhe të frymëmarrjes së thellë për ta çuar oksigjenin në të gjitha pjesët e trupit dhe qelizat e tij.
Alternativa bimore profesionale per trajtimin e Tumoreve:
Mjekët ne mjekesine natyrale bimore kanë prodhuar mjekime natyrale për trajtimin e llojeve te ndryshme te tumoreve, brenda një periudhe kohore prej 3-6 muajsh, me mirësinë dhe suksesin nga Zoti Fuqiplotë. Kjo kurë natyrale vepron në mënyrë të shumëfishtë, duke aktivizuar sistemet dhe organet kryesore dhe dytesore te trupit per te kryer sa me mire funksionet e tyre, duke riparuar dhe fuqizuar sistemin imun në mënyrë që organizmi i të sëmurit t’i bëjë rezistencë qelizave kancerore dhe t’i sulmojë ato, si dhe duke luftuar për shkatërrimin e qelizave kancerore që në brendësi të tyre dhe pa dëmtuar asnjë qelizë apo ind të shëndoshë. Megjithatë, mund te themi se suksesi i plote varet nga avancimi i semundjes dhe përgjigjes se organizmit ndaj ilaceve dhe normalishte suksesi eshte ne doren e Allahut fuqiplote.
Mjekët vazhdojnë kërkimet e tyre për ta avancuar edhe me tutje mjekimin bimore në mënyrë që suksesi të jetë më i madh edhe për rastet kur sëmundja ka perparuar dhe ka dale nga kontrolli, pasi që zakonisht njerëzit sot drejtohen tek mjekësia alternative dhe ajo bimore pasi i kanë humbur shpresat e shërimit nga mjekësia moderne bashkëkohore dhe pasi janë shkatërruar totalisht nga ilaçet kimike. Përmendim këtu se një bashkëpunim i mjekësisë moderne me atë tradicionale popullore e bimore, për zbulimin e mjekimeve të sigurta veçanërisht për sëmundje të tilla si kjo e kancerit, është një obligim shoqëror bashkëkohor për të mirën e njerëzimit, pasi që mundësitë materiale dhe fizike të mjekësisë shkencore sot janë shumë herë më të mëdha se ato të mjekësisë bimore popullore.
Por duhet pasur parasysh se Ai që shëron në të vërtetë është Zoti i gjithçkaje, kurse ilaçet janë shkak që Zoti i ka krijuar per sherim dhe jo shërues. Profeti ynë, Muhamedi (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: “Allahu nuk ka krijuar semundje, veçse ka krijuar edhe ilaç per të, të cilin e mëson ai që e mëson dhe e injoron ai që e injoron, me përjashtim të helmueses. (për të nuk ka ilaç)” Thanë: “Cila është helmuesja, o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Vdekja!” D.m.th. që kur Allahu i ka caktuar vdekjen një personi dhe afati i tij në dynja ka mbaruar, nuk i bën më dobi asnjë lloj ilaçi, qoftë edhe nëse sëmundja e tij është e lehtë apo edhe pa qenë fare i sëmurë, por…
Por askush nuk e di të fshehtën dhe askush nuk e di se kur dhe ku do të vdesë, dhe ndodh që një i sëmurë me sëmundje vdekjeprurëse të jetojë gjatë, jashtë çdo parashikimi, kurse një i shëndoshë të vdesë pa qenë i sëmurë, jashtë çdo parashikimi. Kështu që, detyra e mjekëve dhe e vetë të sëmurit është që të mos dorëzohen në asnjë rast, por të vazhdojnë luftën e tyre me çdo lloj sëmundje kryeneçe dhe kokëfortë, sepse kështu ata kryejnë obligimin e tyre që u ka ngarkuar Zoti i tyre që kur e ka zbritur njeriun në tokë, për vazhdimin dhe përmirësimin e jetës në tokë që të jetojë sa më i lumtur, si dhe të fitojë kënaqësinë e Zotit të tij dhe lumturinë e përhershme në botën tjetër.
Rezultatet e mjekesise bimore natyale kanë qenë të shkëlqyera, shumë të sëmurë që kanë qenë drejt vdekjes dhe me shpresa të humbura, janë shëruar dhe janë kthyer në jetën normale, me mirësinë e Zotit të Plotfuqishëm. Edhe ti mund të shërohesh dhe të jesh një prej këtyre, prandaj mos ngurro në përfitimin prej këtyre mjekimeve natyrale të nxjerra nga prehëri i natyrës ashtu si e ka krijuar Allahu, dhe aspak të dëmshme për trupin tënd. Kjo mund të jetë mundësia jote që nuk duhet humbur, në mënyrë që të vazhdosh të jetosh me shëndet të plotë, të shijosh jetën e kësaj bote dhe të kryesh detyrimet e tua në të, deri sa të vijë caktimi i Allahut dhe të kthehesh tek Ai, si të gjithë njerëzit, dhe të marrësh shpërblimin për veprat e tua në këtë botë.
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
December 17, 2018 / By M.I Simptomat e personit qe eshte i goditur nga hasedi (mesyshi i urrejtjes)
January 12, 2019 / By M.I Nëse keni qime në gjoks, atëherë ju vuani nga …
December 30, 2018 / By M.I Fotografi i cili pasiqë e kishte bërë këtë,kishte rënë në depresion
January 19, 2019 / By M.I Pse gruaja plaket përpara burrit
October 22, 2018 / By M.I Ky lloj i mesyshit mund te dergoj deri ne vdekje
December 26, 2019 / By M.I Simptomat e sihrit të dështimit
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 1, 2018 / By M.I Ja si e udheheqen boten!
October 1, 2018 / By M.I Kur të luteni mos thoni : O Zot më fal po deshe …
October 1, 2018 / By M.I Ilace mjekesore qe merren me ane te thithjes nga hunda
October 1, 2018 / By M.I Pse eshte mire te konsumoni hurma
October 1, 2018 / By M.I Molisja e njeriut
October 1, 2018 / By M.I Vitiligo dhe trajtimi
October 1, 2018 / By M.I Kur të mbetesh vetëm e të gjithë të ta kthejnë shpinën
October 1, 2018 / By M.I Mikoza e kembeve dhe vendfaljet
October 1, 2018 / By M.I Kur e varrosura do të pyetet, për çfarë faji është vrarë