Tuesday, 21/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Tradita e Pejgamberit (s.a.u.s.) ,romakëve , grekëve dhe indiane ne sherimin e semundjeve



Tradita e Pejgamberit (s.a.u.s.) ,romakëve , grekëve dhe indiane ne sherimin e semundjeve

Nuk ishte traditë e Pejgamberit (s.a.u.s.) dhe as e shokëve të tij që të mjekoheshin me ilaçe “të përbëra”, të ashtuquajtura akrabadhejn (pharmacopoeia). Shumica e barnave të atëhershme ishin të thjeshta. Ndonjëherë, ata merrnin ndonjë substancë plotësuese, për të përforcuar efektin e barit kryesor ose për ta bërë atë sa më të pranueshëm. E tillë ka qenë, dhe është ende, tradita mjekësore e shumicës së popujve arabë, turq dhe beduinë. Ndërsa barnat “e përziera” janë përdorur nga romakët dhe grekët. Edhe ilaçet indiane kanë qenë më së shumti të thjeshta.

Të gjithë mjekët janë të një mendimi, se: nëse është i mundur mjekimi nëpërmjet një diete ushqimore, nuk kalohet te barnat. Gjithashtu, nëse është i mundur kurimi me barna të thjeshta, nuk duhen përdorur ato të përbërat. Ata thonë: për çdo sëmundje që mund të shmanget me masa mbrojtëse dhe disiplinim të ushqimit nuk duhet kërkuar shërimi me ilaçe. Ata thonë gjithashtu që: mjeku i mirë nuk duhet të gjejë si zgjidhje të parë ilaçin, sepse nëse ilaçi nuk gjen në trup se çfarë të asgjësojë prej sëmundjes, apo gjen një sëmundje që nuk i përshtatet, apo gjen sëmundjen e përshtatshme por është në dozë më të madhe se ajo apo në cilësi më të fortë, në këto raste ai e dëmton shëndetin.









Categories

Archives