Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Toshiba prezanton laptopët Tecra Z40 dhe Tecra A50

Toshiba prezanton laptopët Tecra Z40 dhe Tecra A50

toshiba

Toshiba ka prezantuar dy laptopë të rinj që synojnë përdoruesit e biznesit të vogël dhe të mesëm. Laptopët e rinj janë të linjës Tecra dhe përfshijnë Tecra Z40 dhe Tecra A50. Laptopi Tecra Z40 ka një ekran 14-inç dhe është ndërtuar duke përdorur një aliazh magnezi të ashpër.

Tecra Z40 është 2 cm i trashë dhe peshon 1.4 kilogram .Laptopi mund të konfigurohet me procesorë Intel Core i3, i5,i7 dhe mund të pajiset me deri në 16 GB RAM, 500 GB 7200 RPM HDD ose 512 GB SSD.

Toshiba prezanton laptopët Tecra Z40 dhe Tecra A50

Laptopi gjithashtu mund të pajiset me një tastierë me ndriçim dhe të dyja opsionet e tastierës janë rezistente ndaj lëngjeve. Laptopi 14-inç ka dy opsione për ekranin, që përfshijnë HD dhe HD +.

Tecra A50 është një laptop më i madh, i cili vjen me ekran 15,6-inç HD.

Toshiba prezanton laptopët Tecra Z40 dhe Tecra A50

Ai mund të pajiset me të njëjtin procesor nga Intel dhe përdor kartën grafike Intel HD 4600.Laptopi gjithashtu mund të pajiset me deri në 16 GB RAM dhe 1 TB HDD ose 512 GB SSD. Të dy laptopët vijnë me lexues të kartave të memories, Wi-Fi të integruar, WebCam dhe Bluetooth. Të dy laptopët fillojnë nga 799$ dhe janë në dispozicion për t’i blerë që tani.