Domingo, 2/4/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Ti, trupi yt, mendja jote dhe ushqimi yt

Ti, trupi yt, mendja jote dhe ushqimi yt

Rezultate studimesh mahnitëse

Mrekullia hyjnore na vërteton neve se përveç bukurisë, edhe forma e pemëve dhe perimeve nuk është bërë për kot!

I lartësuar qoftë Allahu.

Në emër të Allahut fillojmë…

Studimet e specializuara në lidhje me trupin e njeriut dhe ushqimin përmendin faktin se forma e çdo peme, bime apo perimi tregon pjesën e trupit për të cilën është e dobishme…
Ja disa shembuj:

Gjeje ç’është kjo?

 

Kjo është karrotë e prerë për së gjëri; i përngjan bebzës së syrit; dhe me të vërtetë, studimet kanë vërtetuar se karrota është shumë e dobishme për shikimin.

 

A e din ç’është kjo?

Kjo është një shtresë domate e kuqe, e cila ka katër zgavra, sikurse zemra e cila ka ngjyrë të kuqe si dhe katër zgavra. Të gjitha studimet bashkëkohore vërtetojnë se domatet janë ushqim i zemrës dhe gjakut.

I lartësuar qoftë Allahu.

Tufa e rrushit i përngjan formës së jashtme të zemrës, dhe çdo kokërr rrushi i përngjan një qelize të gjakut. Tashmë studimet tregojnë se rrushi është i shëndetshëm për zemrën, e poashtu edhe për gjakun.

I lartësuar qoftë Allahu; vepër hyjnore… Arra i përngjan së tepërmi formës së trurit me dy hemisferat e tij, i lartësuar qoftë Allahu! Studimet vërtetojnë se ngrënia e arrës ndikon në rritjen e shumë qelizave nervore të cilat ndihmojnë veprimtarinë e trurit… Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.

Fasuleja u ndihmon veshkëve në kryerjen e punës së tyre…; ajo i përngjan formës së tyre…

Selino i përngjan formës së eshtrave, madje është e dobishme për to. Sasia e sodiumit në selino është 23 %; e njejta përqindje gjendet në eshtra.

Avokado, patëllxhani dhe dardha, të gjitha janë të domosdoshme për shëndetin e mitrës së gruas. Studimet tregojnë se nëse gruaja ha një kokërr avokado për çdo javë, një gjë e tillë ndihmon në barazpeshën e hormoneve të mitrës si dhe pakëson gjasat e sëmundjes së kancerit të qafës së mitrës. Është me rëndësi të përmendim faktin se avokado ka nevojë për 9 muaj që të piqet plotësisht.

Fiku..

Është pemë e mbushur plotë e përplotë me farra, dhe se përdorimi i tij është i dobishëm për burrat, pasi rrit numrin e spermatozoidëve si dhe pakëson gjasat e sterilitetit.

 

 

Ulliri është i dobishëm për shëndetin dhe punën e vezoreve të gruas… I lartësuar qoftë Allahu.

Allahu është betuar në këto dy fruta, dhe pas betimit vazhdon me fjalët e Tij:

“Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur”. (Et-Tin: 4)
Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.

 

 

 

Patateja e ëmbël për nga forma i përngjan pankreasit dhe ndihmon në barazpeshën e sheqerit në gjak.

 

Portokalli, limoni dhe agrumet tjera u përngjajnë gjëndrave të cilat tajitin qumështin në gjoksin e gruas, madje ato janë të rendësishme për shëndetin e gjirit…

 

Qepa… u përngjan qelizave të trupit… Studimet tregojnë se qepa ndihmon në pastrimin e trupit nga sekrecionet, si dhe i bën sytë të lotojnë, me ç’rast lotët bëjnë pastrimin e shtresave të syve.

I lartësuar qoftë Allahu.

Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut.

Nga arabishtja: Sali Shasivari