Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

T’i mësojmë të ndiejnë përgjegjësi

T’i mësojmë të ndiejnë përgjegjësi

Tregimi 24
T’i mësojmë të ndiejnë përgjegjësi
“Kur i biri a e bija kurthohet me ndonjë barrierë, ndihmoji për herën e parë, mirëpo thuaju: “Nëse merr në thua edhe një herë, mos prit se do të të ndihmoj!” (Abdulkerim Bekkar)
Një baba tregon se si biri i tij harroi t’i merrte me vete letrat e nevojshme për një projekt të caktuar që e kishte detyrë shkolle. Kështu babai shkoi në shtëpi dhe ia mori letrat e kërkuara. Ai e përsëriti këtë tri herë, ndërsa herën e katërt, ai tha: “Jo, nuk t’i sjell përsëri. Duhet të përballesh me pasojat e neglizhimit tënd!”
Mësuesi nuk e notoi për atë projekt, mirëpo ai mori një mësim të mirë për të ardhmen.
● Sigurohu që fëmija yt ka një orë me alarm ose një telefon me alarm. Atëherë lëre në përgjegjësinë e tij të zgjohet për shkollë, për namazin e sabahut dhe për detyrat e tjera të rëndë¬sishme. Kjo do ta detyrojë t’i bartë pasojat e dështimit nëse nuk zgjohet në kohën e duhur për të bërë atë që i kërkohet.
Trajnoje fëmijën tënd të menaxhojë kohën mirë, sidomos sa i përket studimit dhe kryerjes së detyrave.
Mësoje atë të shkruajë kohën dhe datën për detyrat, takimet dhe rastet e veçanta. Të mbajë një laps dhe një fletë që të shkruajë idetë, shënimet dhe thëniet e urta që mund t’i dëgjojë ose lexojë aty këtu. Kjo e shton ndjenjën e tij të përgjegjësisë.
Kjo nuk nënkupton që ne kurrë mos t’i ndihmojmë atij, mirëpo duhet ta edukojmë që të bartë përgjegjësi, që punët e tij t’i kryejë vetë, pa pritur prej të tjerëve.
Nga libri Prindërit_e_Suksesshëm

(Visited 19 times, 1 visits today)
Top