Domingo, 25/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

T’i mësojmë fëmijët që t’i përzgjedhin fjalët më të mira

T’i mësojmë fëmijët që t’i përzgjedhin fjalët më të mira

Tregimi 18
T’i mësojmë fëmijët që t’i përzgjedhin fjalët më të mira

“Sikur mos të ishin ndejat me njerëz që i zgjedhin fjalët e mira, ashtu siç i zgjedhin frytet e mira, nuk do të më mbetej merak të jetoja në këtë botë”. (Omeri r.a.)

Një vajzë e akuzoi vëllanë se po gënjente që tha se babai i kishte blerë një orë të shtrenjtë për suksesin e tij në provime. Kur çështja u soll te babai, ai tha: “Nuk dëshiroj të pohoj ose mohoj se i kam dhënë dhuratë, por më lejoni t’ju bëj këtë pyetje: A ka ndonjë shprehje tjetër që do të mund të përdorej në vend të “po gënjen”, “po trillon”, “gënjeshtar”, etj.?
Pas një kohe të mendimit të thellë për këtë çështje, ata u pajtuan se do të ishte më mirë të përdoreshin shprehjet vijuese:
“Kjo kundërshton realitetin.”
“Kjo është kontradiktore me të vërtetën.”
“Pretendimi yt ka nevojë për verifikim të mëtejmë.”
“Nëse mendon pak më thellë, mendoj se do të kuptosh se jo kurrë nuk ka ndodhur.”
“Ajo që e di unë është e ndryshme nga ajo që e thua.”
“Ndoshta ti di diçka që ne nuk dimë.”

● T’i edukojmë fëmijët që të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e fjalëve, sepse me këtë ata do të jenë të kuj-desshëm me ndjenjat e të tjerëve dhe, si rezultat i kësaj, do të kenë më shumë respekt dhe mirëkuptim nga të tjerët.
Nga libri
Prindërit_e_Suksesshëm

(Visited 13 times, 1 visits today)
Top