Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ti mësojmë ata që të konsultohen

Ti mësojmë ata që të konsultohen

Tregimi 23
Ti mësojmë ata që të konsultohen
“Dhe konsultohu me ata në çështje. E kur të vendosësh, atëherë mbështetu tek Allahu. Allahu, me të vërtetë, i do ata të cilët mbështeten tek Ai.” (Kuran, Ali Imran: 159)
Një baba tregon se biri i tij vendosi të regjistrohej në psikologji, përkundër faktit se kishte mbaruar gjimnazin matematikor. Ai nuk dëshironte ta dëgjonte asnjë argument nga familja. Më vonë u zbulua se çfarë qëndronte mbrapa pasionit të tij. Ai admironte një njeri, i cili tani ishte një figurë publike dhe ushtronte profesionin e psikologut.
Babai doli me një ide për të zgjidhur këtë dilemë. Ai i tha: “Ne pajtohemi me vendimin tënd për të studiuar psikologjinë, me kusht që të konsultosh tre të afërm tanë. Nëse dy prej tyre të këshillojnë të zgjedhësh atë fushë, atëherë vazhdo me të.” Ai ia dha emrat e tre njerëzve që janë më të ditur për çështjet akademike.
Babai tregon: “Kisha vendosur në vete që më në fund ta lejoja të studionte fushën që pëlqente, mirëpo dëshiroja ta mësoja të konsultohej me njerëz me përvojë dhe të mos merrte vendime të nxituara, sidomos për çështje të rëndë¬sishme”.
● T’i mësojmë fëmijët se konsultimi me të tjerët (me njerëzit kompetentë) është cilësi e njerëzve modestë, të cilët nuk mendojnë se dinë gjithçka dhe se nuk kanë nevojë për askënd. Njëherit kjo është një cilësi, për të cilën i ka lavdëruar Allahu besimtarët e Tij në Kuran, madje e ka emërtuar një kaptinë të Kuranit “Esh Shura” (Konsultimi).
Ajo që e bën edhe më madhore dhe më të rëndësishme këtë cilësi është fakti se Allahu i Gjithëdijshëm e ka urdhëruar njeriun më të dijshëm, Muhamedin a.s. që të konsultohet me të tjerët. Pra, sado që të dish, prapë duhet të konsultohesh.
Prindërit_e_Suksesshëm

(Visited 13 times, 1 visits today)
Top