Domingo, 16/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ti je më i mençuri i Spanjës



Ti je më i mençuri i Spanjës

Imam Zurkani na rrëfen se Jahja bin Jahja el-Lejthi ka qenë nxënës i imam Malikut në xhaminë e Muhamedit alejhi selam.
Aty afër kishin sjellë disa elefantë të mëdhenj, kështu që të gjithë nxënësit u ngritën dhe shkuan për të parë elefantët pos Jahja el-Lejthit. Imam Maliku e pyeti:
-Pse nuk po del të shikosh elefantët, meqë ata nuk gjenden në vendin tënd?- Jahja iu përgjigj:
-Unë kam ardhur nga Spanja për të parë ty e jo elefantët. Unë kam ardhur të mësoj prej dijes dhe udhëzimit tënd.- Kjo i pëlqeu imam Malikut dhe i tha atij:
– Ti je më i mençuri i Spanjës…

Përshtati: Valdet Kamberi





(Visited 48 times, 1 visits today)




Top