Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thojini lamtumirë buzëve të thata përgjithmonë!



Thojini lamtumirë buzëve të thata përgjithmonë!

Të gjithëvuajme nga buzet e thata herë pas here, sidomos kur fillon moti i ftohtë dhe me erë. Arsyeja pse kjo ndodh është po aq e thjeshtë sa zgjidhja e problemit, vetëm duhet të ndryshoni disa zakone të jetesës dhe te zgjidhni produktet e kujdesit të duhur të buzëve.

Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë në trajtimin dhe parandalimin e buzëve të plasaritura:

Qëndro i hidratuar. Buzët e plasaritura mund të ndodhin si pasojë e mungesës së ujit në organizëm, që do të thotë që ju duhet të konsumoni shume uje për të qëndruar të hidratuar dhe të parandaloni problemin.
Përdorni produktet buzësh me një faktor mbrojtës të diellit (SPF). Ata do të mbrojnë buzët nga dëmtimi i diellit, të cilat mund të çojnë në buzë te thata.
Mos i lepini. Buzët e thata mund t’i nxisin njerëzit t’i lëpijnë për të hequr ndjenjën e thatësisë. Megjithatë, ky zakon mund t’i acaroje më keq ato. Aplikoni një balsam buzësh në vend të kësaj.
Është mirë të përdorni një balsam si , vazelinë ose parafinë, e cila mund të mbajë lagështi në buzët tuaja, t’i mbrojë ato nga elementet dhe t’u japë kohë për t’u shëruar.
Nëse dyshoni se buzët tuaja janë të infektuara, është më mirë që të konsultoheni me një mjek për të gjetur menyren më të mirë të trajtimit në vend që të provoni vetë ilaçe.
Oksid zinku. Ai nuk do të trajtojë buzët e cara, por do të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të diellit.
Produktet natyrale. Të gjitha këto produkte si mjalti, gjalpi dhe vaji kokosit janë të rekomanduara për kujdesin e buzëve.





Burimi: /eatingrightandhealthmedicine.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/

(Visited 158 times, 2 visits today)