Thursday, 13/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

THËNIE TË URTA NGA SHEJH SHA’RAVI -Allahu e mëshiroftë-



THËNIE TË URTA NGA SHEJH SHA’RAVI -Allahu e mëshiroftë-

Nëse të brengos çështja e tjetrit, dije se ke personalitet të fortë.
Nëse tek tjetri sheh bukuri, dije se bukuria gjendet edhe brenda teje.
Nëse kujdesesh për ruajtjen e vëllazërisë, atëherë dije se ti në minderet e nurit ke shok.
Nëse kujdesesh për mirën e tjetrit, dije se ti je mik i moralit të përmbushjes së premtimit.
Kush kërkon shok pa të meta, jeton i vetëm.
Kush kërkon grua të përkryer, mbetet beqar tërë jetën.
Kush kërkon të dashur pa probleme, vazhdon të kërkojë gjatë gjithë jetës.
Kush kërkon të afër të përkryer, jeton vet si i mangët.
Gojën tënde –në raport me njerëzit- mos e përdor vetëm se për dy gjëra: për të heshtur dhe për të buzëqeshur; me buzëqeshja për t’i zgjidhur problemet ndërsa me heshtje për t’iu shmangur atyre.
Përshtati në shqip:
Sedat ISLAMI