Terça-feira, 15/6/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thënia “Amin” pas leximit të sures El-Fatiha

Thënia “Amin” pas leximit të sures El-Fatiha

Thënia “Amin” pas leximit të sures El-Fatiha

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu  se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur mbaronte leximin e “Ummil-Kuran/Fatihanë” e ngrinte zërin e tij dhe thoshte “Amin!” Hadithin e transmeton Ed-Darakutni dhe e ka konsideruar të mirë (hasen) dhe Hakimi, i cili e ka saktësuar.

Shpjegimi fjalëve:

“Amin” – O Allah! Përgjigju (pranoje lutjen)!

Cfarë përfitohet nga hadithi:

-Pëlqyeshmëria e thënies “Amin” me zë nga imami dhe xhemati në namazet me zë.

-Ligjshmëria e thënies “Amin” dhe zgjatja e zërit me të nga ana e imamit.

“Tuhfetul-Kiram Sherh Bulug el-Meram”

Përktheu: Unejs Sheme

/udhaebesimtareve.com/

(Visited 121 times, 1 visits today)
Top