Segunda-feira, 2/8/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Thelbi i sures El Fatiha

Thelbi i sures El Fatiha

el fatiha
All-llahu i gjithëfuqishëm thotë:

“Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshprim”. (El Israë, 82)
Kjo është thënë me qëllim që më për së afërmi të shënohet karakteristika, e jo për t’u vlerësuar thelbi. Kjo është sikur fjalimi i Tij:
“ …Ndërsa atyre që besuan dhe bënë vepra të mira Allahu u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh”.( El Fet-h, 29)
Njerëzit e përmendur në këtë verset janë të gjithë besimtarë dhe të gjithë janë të njohur si besimtarë të drejtë. Si mund t’i arrijë individi dobitë e madhërishme të sures El Fatiha, kur as Tevrati i Moisiut, as Inxhilli i Isasë, as Zeburi i Davudit, dhe asnjë shpallje tjetër e mëparshme nuk ka qenë më e plotë për nga përmbajtja dhe rëndësia. Në të vërtetë kjo sure e veçantë që ka shtatë versete përmban në vete thelbin komplet të tërë Kur’anit dhe i thekson tre emra të lavdishëm dhe esencialë: All-llah, Rabb (Zotëri) dhe Rrahman (Mëshiruesi). Që të tre emrat e përcaktojnë qartë diturinë e mirëfilltë të Krijuesit tanë të destinuar për krijesat e veta në mënyrë që ato ta njohin Atë. Në to është gjithashtu përkujtuesi i grumbullimit të krijesave, që është caktuar saktësisht, dita në të cilën ato (krijesat) do të dalin para Krijuesit për t’u ballafaquar me vendimin e Tij. Në to janë përmendur gjithashtu dy atributet supreme të unitetit të Tij: Njësia e respektuesit (rububijjet) dhe Njësia e pushtetit dhe e pavarësisë së Tij supreme (uluhijjet). Në këtë sure është përshkruar gjithashtu varësia e krijesave nga Krijuesi i tyre, kërkimi i udhëzimeve nga Ai dhe respektimi i tyre. Pastaj, ajo që është ndërgjegjësim i veçantë, në çdo pikëpamje pushteti është vetëm i Tij.
Lutja më e mirë dhe themelore është e tillë. Ajo më së miri i shëron zemrat dhe trupat. Vërtetësisë së saj i nënshtrohet gjithçka e krijuar. Pra, çfarë kërkojnë më shumë krijesat përveç udhëzimeve të All-llahut dhe të qenit në Rrugë të drejtë? Që të veprojnë ashtu siç ka urdhëruar Ai, që të heqin dorë nga ajo që e ka ndaluar Ai dhe të jenë konsekuente në Rrugën e Tij deri në vdekje. Surja i përshkruan gjithashtu tre lloj njerëzish: lloji që është i bekuar dhe që e njeh Zotëriun e vet të vërtetë, e do dhe vepron në përputhje me këtë që di; lloji i dytë i njerëzve janë të mallkuarit, që kanë devijuar dhe janë çorientuar pasi e morën vesh se All-llahu eksizton vërtet; dhe grupi i tretë janë njerëzit që kanë humbur rrugën dhe nuk frikësohen për dëmin dhe rrezikun që veprat e tyre u shkatojnë shpirtrave të tyre në këtë dhe në botën e ardhshme. Këto janë tri llojet e krijesave. Kjo sure vërteton gjithashtu fatin, paradestinimin dhe supermacinë e Sheriatit. Ajo gjithashtu i bën të njohur emrat dhe atributet e All-llahut, Ditën e gjyqit, profetizimet, mendimet mbi vlerën e shpirtrave, korrigjimin dhe spastrimin e zemrës, Drejtësinë supreme dhe njohjen e aftësive të krijesave të All-llahut nga vetë All-llahu – çfarë mund të bëjnë e çfarë nuk mund të bëjnë ato krijesa. Në të vërtetë janë bërë disa studime dhe komentime të përgjithësuara mbi suren e bekuar El Fatiha.
Pra, këto fjalë të bekuara të All-llahut janë më të vlershmet në shërimin e të sëmurëve, duke futur këtu edhe evitimin e fatkeqësive dhe ndërrimin e drejtimit të veprimit të helmit në gjak, si pasojë e kafshimit të gjarprit dhe thumbimit të akrepit etj. Prandaj, surja El Fatiha paraqet qëndrimin nënshtrues që robi e shfaq ndaj Zotit të vet, e madhëron Atë, ia beson të gjitha nevojat Atij, varet nga Ai për shkak të diturisë së Tij dhe e përgjëron Atë që ta mbushë shpirtin e tij me bekime, që janë udhëzime fisnike dhe dritë, dhe të cilat ftojnë për të bërë vepra të mira dhe për të shëruar mërinë.
Disa nga komentuesit thonë se thelbi kryesor i kësaj sureje është shkarkimi nga telashet mbi bazë të fuqisë dhe bekimeve që kanë fjalët:

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ti kërkojmë ndihmë!” (El Fatiha, 4)

Sepse këto dy fjalë: të adhurojmë (na’budu) dhe ndihmë (neste’in) janë elementet më të fuqishme të ilaçit më efikas për çfarëdo sëmundje. Te këto fjalë individi gjen shpresën, besimin, vendshërimin, njohjen me faktin se nevojat dhe varësia e individit janë në dorën e Ushqyesit. Po kështu në dorën e Tij janë edhe kërkimi i orientimeve të fundit, që janë adhurimi i vetëm Një të Vetmit Zot, vetëm i Respektuesit. Po kështu edhe kërkimi drejtuar Atij që të na dhurojë shëndet të mirë, që të na forcojë përkushtimin, besnikërinë, të qenët rob i tij dhe fetar i devotshëm. Prandaj, rëndësia më fisnike për të arritur këtë lloj shëndeti dhe të të mirave të plota, është të pyetet vetë Ushqyesi për t’i ndihmuar krijesës së Vet në mënyrë që ajo krijesë t’i kryejë të gjitha detyrat. Për këtë arsye kjo është lutja më e mirë për shërim nga çfarëdo sëmundje, qoftë ajo sëmundje shpirtërore, mendore apo fizike.
Njëherë, gjatë kohës kur po qëndroja në Mekë, jam sëmur dhe nuk kam mundur të gjejë mjek as ilaçin e nevojshëm, prandaj piva ujë nga burimi i Zemzemit, me filxhanin tim në dorë, disa herë para se ta pija ujin, i lexova të gjitha versetet dhe kjo më siguroi përmirësim të plotë. Natyrisht, me lejen e All-llahut.

(Visited 154 times, 1 visits today)
Top