Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

THASHË BUZËQESH!



THASHË BUZËQESH!

THASHË BUZËQESH!
Elia ebu Madi

 





Tha: Qielli është mërzitur dhe është ngrysur.
I thashë: Buzëqesh, mjafton ngrysja në qiell, bëhu ti hënë e diell.
Tha: Djalëria, mori fund, më përcolli. Nuk shihet askund.
Thashë: Buzëqesh, keqardhja për rininë e lumtur, nuk e kthen më asnjë ditë të saj të bukur.
Më tha: Ajo që ishte qielli i dashurisë sime, më dogji si ferr. Emanetet e mia i tradhëtoi, pasi zemra ime e pronësoi, më la, të vemtum në terr. E si mund të qeshem, kur më nuk më ngjan?
Thashë: Buzëqesh! Këndo dhe të gëzueshëm veten trego, nëse bën këto krahasime, do ta kalosh gjithë jetën në dhembje e trishtime!
Më tha: As tregtia nuk më shkon vaj. Në dështim të habitshëm mori rrugën e saj. Si udhëtari në shkretëtirë, që nuk gjen asnjë pikë uji për të pirë, i pashpresë, gati sa nuk vdes. Apo njëlloj, si vajza bukuroshe, që ka nevojë për gjakë. Mbasi kollë, kollë të thatë, dhe pështynë vetëm gjakë.
Thashë: Buzëqesh! Nuk e ke ti në dorë ilaçin dhe shërimin e saj, mbase, nëse do të buzëqeshësh, hidhtinë e ndokujt do ta heshtësh. Pse po bën kështu, sikur krimineli të jesh ti, ai që qe kriminel, fajtor le të ngelë. E ti shpirtra njerëzish nuk ende nuk rrjep.

 

Përktheu Agron Islami
(Visited 4 times, 1 visits today)