Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Terapia dietale Është më i mirë shërimi i trupit me ilaçe dhe ushqim me të cilin është mësuar pacienti, sesa t’i jepen ilaçe që mund të jenë të dëmshëm për të. Ky është një parim i rëndësishëm, të cilin duhet ta respektojë mjeku. Nëse ai nuk e respekton këtë parim mjekësor themelor, mjeku do të […]
Terapia dietale Është më i mirë shërimi i trupit me ilaçe dhe ushqim me të cilin është mësuar pacienti, sesa t’i jepen ilaçe që mund të jenë të dëmshëm për të. Ky është një parim i rëndësishëm, të cilin duhet ta respektojë mjeku. Nëse ai nuk e respekton këtë parim mjekësor themelor, mjeku do të […]
Terapia dietale

Terapia dietale
Është më i mirë shërimi i trupit me ilaçe dhe ushqim me të cilin është mësuar pacienti, sesa t’i jepen ilaçe që mund të jenë të dëmshëm për të. Ky është një parim i rëndësishëm, të cilin duhet ta respektojë mjeku. Nëse ai nuk e respekton këtë parim mjekësor themelor, mjeku do të mund t’i shkaktonte dëm pacientit duke menduar se është duke i ndihmuar. Në të vërtetë vetëm një mjek i paditur do të japë ilaçe të përgjithshme që i gjen në librat e mjekësisë, sepse “ilaçi i vërtetë” dhe ushqimi duhet të jenë në përputhje me prirjen natyrore të pacientit. Të marrim për shembull fermerët, beduinët dhe të tjerët që janë mësuar me një mjedis të vrazhdë jetësor dhe, duke qenë se pijet, si: lëngu i lëkoit, lëngu i petaleve të trëndafilave ose lëngje të përfituar nga zierja e barërave të tjera delikate e ndihmojnë shumë pak sistemin e tyre, e sidomos sistemin e fëmijëve gjithnjë e më nazeqar të qyteteve, shtesat dhe gjellët e shijshme i ofrojnë shumë pak sistemit të tyre. Mjekët me përvojë do të pajtohen me këtë.
Mirëpo, siç e kemi arsyetuar këtë në kapitullin paraardhës, ai që mendon për mjekësinë e të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, do të pajtohet me atë që ajo duhet të jetë relevante me gjendjen e caktuar të pacientit, me mjedisin dhe me zakonet lokale. Ky është njëri nga parimet e mjeshtërisë së shërimit që mjeku duhet ta vlerësojë në punën e vet. Arabët e kanë respektuar shumë Harisi bin Kaladahun, i cili për ta ka qenë si Hipokrati nga Kosta për grekët. Ky mjek i arabëve ka menduar në këtë mënyrë: “Imponimi i heqjes dorë nga ushqimi dhe pijet është ilaçi më i mirë” dhe “Shëroni secilin njeri në përputhje me atë me çka i është mësuar trupi i tij”. Të gjitha këto mendime të rëndësishme e kanë përcaktuar përmbledhjen e praktikës mjekësore atëherë dhe shekuj më vonë. Kanë thënë gjithashtu se Haris bin Kaladahu i ka thënë njërit prej pacientëve të vet: “Pije ilaçin dhe hiq dorë nga ushqimet”. Mendonte në heqjen dorë plotësisht (lat. Nestitherapia ose Limotherapia), që është njëri ndër trajtimet më të mira për shumicën e sëmundjeve që lidhen me ngrënien e ushqimit, gëlqerizimet e mprehta gastrointensinale ose kapsllëku i rëndë, gjë që është shumë më mirë sesa trajtimi i menjëhershëm me purgativë ose laksativë, që gjendja të zbutet në mënyrë të natyrshme për shkak të pengesave në tretjen e ushqimit (lat. Dispepsa), të kalbëzimit të sekrecioneve të trupit, të mykjes, shqetësimit ose të komplikimeve të tjera në procesin e tretjes së ushqimit.
Sa i përket thënies: “Barku është vendi i çdo sëmundjeje”, kjo lidhet me barkun muskulor, një organ në formë thesi, që i ngjan një kungulli prej qelqi.115 Pjesa e brendshme e tij është e përbërë prej komponenteve neurofibriloze (lat. neurofibrila; arab. lif), të zgjatura dhe të ndara mes veti me tri shtresa indesh lidhëse: një vertikal, një horizontal dhe i treti diagonal. Hapësira (e brendshme) e lukthit (lat. Ostium) përbëhet kryesisht nga enë të gjakut, fundi i tij është muskulor ose i përbërë nga mishi dhe muskujt (Carneous), ndërsa pjesa e brendshme është fibriotike (penjëza muskulore). Lukthi është organ i tretjes dhe është i vendosur në mes të abdomenit, ndërmjet ezofagut dhe zorrëve të holla. Është i vendosur pjerrtas nga ana e djathtë e trupit, kurse është i krijuar ashtu që të paraqet diturinë subtile që mund ta imagjinojë vetëm Krijuesi i urtë. Një organ i këtillë, për të cilin flet Haris bin Kaladahu, është vendi i çdo sëmundjeje, sepse ai është organ nëpër të cilin kalon ushqimi nga ezofagu dhe ruhet derisa të fillojnë proceset e hershme të tretjes (digestionit), që njihen me emrin tretja (digestioni) e parë. Kur përfundon tretja, përbërësit kalojnë në mëlçi dhe më tej deri në zorrët e holla ku kryhet pjesa më e madhe e tretjes. Pjesët që nuk janë përdorur (që nuk janë tretur) trupi nuk mund t’i tretë në tërësi për shkak të vëllimit të tij, për shkak të patretshmërisë, kalbëzimit ose përzierjes së gabueshme apo kombinimit të të gjithë faktorëve, prandaj së bashku me sedimentet e tjera ato kalojnë nëpërmjet valëve të kontraktimit muskulor në zorrën e trashë dhe nxirren jashtë si ndyrësi. Atë që trupi nuk mund ta nxjerrë jashtë në mënyrë natyrore për shkak të absorbimit të gabueshëm do të qëndrojë si mbeturinë dhe do t’i nënshtrohet ndryshimeve degjenerative dhe pamundësia për shërimin me ilaçe të caktuara do të shkaktojë sëmundje.
Për këtë shkak, Haris bin Kaladahu e ka quajtur lukthin “vend i çdo sëmundjeje”. Kjo është sikur ka bërë iluzion në nevojën që njerëzit të kontrollojnë futjen e ushqimit në lukth, pra ushqimin që hanë, ta frenojnë dëshirën e madhe (nefs) për ngrënie dhe, në vend të dëshirës jonormale për të ngrënë sa më shumë (fagomania), t’i respektojnë rregullat dietale dhe të ngrënies me masë.
Kjo shprehi e dëmshme mund ta tejkalojë natyrën personale, prandaj për këtë shkak kanë thënë: “Shprehia është natyra e dytë e njeriut”. Kjo është kështu për shkak se shprehia mund të bëhet forcë tërheqëse e fuqishme, e pakontrolluar dhe e vazhdueshme që rregullon ritmin e individit dhe e modifikon sjelljen e tij.
Ta krahasojmë këtu ndikimin e një substance te tre persona, trupi i të cilëve është mësuar me lloje të ndryshme ushqimesh, edhe pse ata mund të kenë karakteristika të ngjashme në rajone të ndryshme. Të tre trupat kanë temperament të ngrohtë (si përzierja e katërt sekrecioneve themelore trupore) në rininë e tyre. Njëri trup është mësuar të hajë ushqim të nxehtë, i dyti ushqim të ftohtë, ndërsa i treti ushqim të lehtë. Nëse personi i parë ha mjaltë, ai nuk do ta dëmtojë sistemin e tij, mirëpo nëse ha personi i dytë, mjalti me siguri do t’ia ngacmojë sistemin e tij, kurse sistemi i personit të tretë do të ketë pasoja të lehta. Prandaj, shprehitë luajnë rol kryesor në ruajtjen e shëndetit dhe në shërimin e sëmundjes.
Prandaj mjekësia e të Dërguarit është mbështetur në ilaçe që janë kompatibilë me secilin individ dhe që janë në përputhje me shprehitë e ushqimit dhe të ngrënies, sepse nuk ka mjekësi më të mirë se kjo.
Planifikimi i dietës
Dieta e pacientit duhet të planifikohet me kujdes dhe varësisht nga propozimi i mjekut. Kjo shtrihet ndërmjet dietës së plotë dhe të dietës tepër të domosdoshme. Në rastin e dietës tepër të domosdoshme, shujtat duhet të jenë të pasura me vlera ushqyese, që treten lehtë dhe të shijshme dhe duhet të jenë në përputhje me ushqimin e zakonshëm të pacientit.
Lidhur me këtë temë, në Dy sahiha është shënuar se Aishja , radiallahu anhu., ka thënë se kur dikush nga familja e tyre kalonte në ahiret, gratë mblidheshin, planifikonin dhe pastaj shpërndaheshin nëpër shtëpitë e veta për të përgatitur pjesën e ushqimit të vet për t’i ndihmuar familjes së pikëlluar të të vdekurit. Aishja , radiallahu anhu., zakonisht i pyeste gratë për të përgatitur gjellën në tenxheren tabline, ku zihej supë me krunde të ëmbëlsuara me mjaltë. Aishja , radiallahu anhu., përgatiste një tenxhere me bukë të ulur, mish dhe supë me mish (sarid) dhe i hidhte sipër talbin . Aishja , radiallahu anhu., pohonte se e kishte dëgjuar të Dërguarin e All-llahut, salaAllahu alejhi we selem, që kishte thënë: “Talbina e ngushëllon zemrën më të fshehtë të të sëmurit dhe e zvogëlon pikëllimin e tij”.116 Aishja , radiallahu anhu., kishte treguar gjithashtu se i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thënë: “Kur ju godet ajo që ju ngjall krupën, përdorni supë kalorike dhe të këndshme (talbina) për ta kaluar këtë gjendje”.117 Në hadithe është thënë gjithashtu që kur dikush sëmuret në shtëpi të të Dërguarit të All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ai do ta mbante një tenxhere supë (burma) në zjarr derisa pacienti të kalonte njërën nga dy skajshmëritë – përmirësimin e qëllimshëm, ose vdekjen. Kur dëgjonte se dikush ishte sëmurë, i Dërguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, do të thoshte menjëherë: “Ushqehuni me supën talbina, sepse ajo e shpërlan dhe e pastron lukthin e pacientit njësoj sikur dikush prej jush kur e pastron baltën nga fytyra”.118
Imam Buhari ka shpjeguar se talbina, është një supë e lehtë me mish, që i ngjan qumështit. Një supë e tillë solide, që tretet lehtë, e ushqyeshme dhe ndonjëherë pa mish, është mjaft ushqyese dhe ndihmon në lehtësimin e stresit dhe pikëllimit. Dobitë e talbinës janë në supën me mish dhe miell elbi të zier me krundet e veta. Ndryshimi themelor ndërmjet kësaj supe dhe supës së zakonshme prej elbi dhe mishi qëndron në faktin se elbi zihet plotësisht, kurse në supën talbina elbi është i miellzuar, gjë që bën që të dallojnë përbërësit ushqyes. Siç e kemi thënë më sipër, shprehitë e zakonshme të ushqimit luajnë rol të rëndësishëm në rritjen e dobive nga ilaçet dhe përbërësit e ushqyeshëm. Sa i përket banorëve në qytetet e urbanizuara, duket se uji i vluar i elbit përputhet me sistemin e tyre të tretjes. Në të vërtetë kur elbi zihet plotësisht, përbërësit e tij ushqyes kalojnë nëpër sistem dhe ofrojnë pak dobi. Megjithatë, pirja e supës me mish të përgatitur me miell elbi të nxehtë ndihmon në shpejtimin e kalimit të përbërësve të saj në sistemin e pacientit, vepron si një purgativ i fuqishëm dhe vërtetohet si një mjet i sigurt në përparimin e natyrës së individit dhe në mbrojtjen e anës së brendshme të lukthit.
Sa i përket hadithit:” Talbina e ngushëllon zemrën më të fshehtë”, kjo këtu tregon kardinë e lukthit (pjesa e sipërme e lukthit), që do të thotë se e ngushëllon trupin dhe e zbut lukthin. Sa i përket zvogëlimit të pikëllimit të pacientit, All-llahu e di më së miri, pikëllimi dhe hidhërimi i ftohin sekrecionet e trupit dhe e dobësojnë mbrojtjen e trupit, sepse shpirti (ruh) i individit mbështetet në zemër, e cila është vendndodhje e tij natyrore. Pirja e një supe të tillë me mish e ngroh lukthin, e reanimon mbrojtjen e trupit dhe e zvogëlon traumën e individit të shkaktuar nga telashet. Të tjerët mund të thonë se supa me mish do të zvogëlojë telashet e individit për shkak se liron shpirtin e pacientit dhe për shkak se përmban substanca freskuese që janë pjesë përbërëse të disa gjellëve. Thuhet se pikëllimi e dëmton trupin, e sidomos lukthin. Natyrisht, mungesa e ushqimit e ndihmon shumë këtë gjendje. Megjithatë, një supë e tillë e nxehtë me mish do ta qullë lukthin, do ta forcojë dhe do ta mirëmbajë, ndërsa veprimi i këtyre efekteve do të arrijë në zemër. Nga ana tjetër, shpeshherë, kur është në stres, lukthi i pacientit prodhon sasi më të madhe të lëngjeve të lukthit dhe akumulon jargë dhe qelbëzim; domethënë, pirja i supës prej elbit të zier me mish ndihmon shpërlarjen e akumulimeve të tilla të panevojshme njësoj si edhe qetësimi i trupit, kthimi i aftësisë së tij mbrojtjëse, tejkalimin e shqetësimeve, ekuilibrimin e sekrecioneve të brendshme, ngritjen e individit në aspektin shpirtëror dhe ndihmën që i jepet atij për ta rivendosur ekuilibrin. Kjo vlen dhe është e vërtetë sidomos për banorët e qytetit të bekuar të Medinës, të cilët janë mësuar të hanë bukë elbi, i cili kryesisht ka qenë burimi kryesor i energjisë së tyre, sidomos kur mielli ka qenë mall i shtrenjtë. All-llahu e di më së miri.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
April 1, 2018 / By M.I Halil Kastrati – Biri Im (Official Video) | JETIMAT E BALLKANIT
April 1, 2018 / By M.I Një lutje për të ruajtur shëndetin dhe për tu mbrojtur nga varfëria
April 1, 2018 / By M.I Si te largosh pikellimet?
April 1, 2018 / By M.I Si te kuptoni qe një femër e martuar nuk është e lumtur?
April 1, 2018 / By M.I Pëshpëritja e djallit ndaj njeriut
April 1, 2018 / By M.I Njerëzit ndahen në falënderues dhe në jofalënderues
April 1, 2018 / By M.I Me këtë përbërje për 10 ditë, dhimbja në kocka dhe nyje zhdukët!
April 1, 2018 / By M.I Si të bëhesh më i forti i njerëzve?
April 1, 2018 / By M.I Ja çfarë duhet të bëni menjëherë pas djegies