Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Televizori prish marëdhëniet prind-fëmijë!

Televizori prish marëdhëniet prind-fëmijë!

slider4home

Mjafton qe televizori i shtepise te qendroje i ndezur gjithe diten dhe femijet te kalojne nje pjese te mire te kohes para tij qe marredhenia prinder-femije te “minohet”.

Sipas nje studimi te kryer nga Universiteti i Masacusets, femijet amerikane dhe evropiane kalojne shume ore para “kutise” dhe kjo ndikon ne ftohjen mes femijeve dhe prinderve te tyre. Sudimi i publikuar ne revisten “Child Development” ka analizuar sjelljet e 50 femijeve nga 1 ne 3 vjec, ku gjithesecili ishte bashke me nje prind.

Shkencetaret kane vene re marredhenien e femijeve me prinderit ne nje dhome pa televizor dhe ne nje dhome me televizor. Ne momentin qe televizori ishte i ndezur, si cilesia ashtu edhe sasia e bashkeveprimit prind-femije ishte shume e ulet. Ne kete rast vete prinderit ishin me pak aktive ne pergjigjet qe u jepnin femijeve.

Ky eshte nje nga te paktat studime qe flet per ndikimin e televizorit ne marredheniet prind-femije, pasi me pare eshte theksuar se televizori ndikon keq ne gjendjen mendore te nje femije.