Domingo, 10/12/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Televizioni kompjuteri dhe fëmija

Televizioni kompjuteri dhe fëmija

femija televizoniKoha që po jetojmë dallohet për ndryshimet marramendëse të teknikës dhe teknologjisë, çka ka çuar në zhvillimin e shumë fushave të njerëzimit. Sipas statistikave më të fundit, shkalla e arsimimit sa vjen dhe po pëson rënie qoftë në sasi, qoftë në cilësi, çka shfaqet rrjedhojë e teknologjisë në raport me prodhimin, trafiku i komunikacionit (veprimtaritë shërbyese). Mirëpo, fëmijët në shtëpi dhe jashtë objekteve shkollore jetojnë në një rreth të pasur teknologjik në pritje të ndryshimeve në arsim në përputhje me imperativin arsimor për shek XXI. Në këtë mënyrë, në arsim dalëngadalë po futet sistemi i përpunimit të të dhënave, sistemet multimediale, mësim në largësi, shkollat virtuale dhe teknologji të tjera, të cilat çojnë deri te përforcimi i aktivitetit të nxënësit, dituria e vlerësuar në mënyrë kualitative dhe përparimi i nxënësve në raport me aftësitë individuale dhe të paraditurisë.

“Shpërthimi” i diturive të reja është kthyer në karakteristikë e shoqërisë së epokës së informatikës, në të cilën arkivimi, përpunimi dhe bartja e informacionit janë të bazuara në teknologjitë bashkëkohore dhe metodat e informacioneve të kohës.

Është e qartë ajo çka na ofrojnë këto shpikje, mirëpo ne ndaj tyre jemi të dobët dhe/ose assesi nuk përgjigjemi! Mendojmë se mund t’i kemi lehtë nën kontroll, mirëpo në të vërtetë mbetemi të varur nga këto shpikje të kohës sonë!

Televizioni paraqet medium nga i cili “konsumojmë” në mënyrë të gatshme 24 orë! Shumica e njerëzve mendojnë se pa të, do të ishin tërësisht të izoluar nga bota në të cilën të gjithë – fqinjët, kolegët, të afërmit – shikojnë televizion. Buletinet informative televizive “Nuk duhet lëshuar…Informohuni rreth…qëndroni në rend të parë…na ndihmoni me thirrjen tuaj”…etj., sugjerojnë, “se pa TV. mund të humbisni ndonjë informacion të rëndësishëm, zbavitjen më të mirë”. Pastaj nuk gëzojmë lirinë për të sjellë vendim për mosshikimin e TV-së.

Në një vështrim tjetër këto fjali janë të lidhura edhe me përdorimin e kompjuterit. Ky është medium që krijon qëndrime të reja shoqërore, duke nxjerrë në sipërfaqe mënyra të ndryshme të të menduarit. Sot është shtëpi e shumë familjeve njëkohësisht, madje, edhe vendi i punës së tyre, sepse ajo që punohet në kompjuter mund të punohet në çdo vend. Me varësi nuk nënkuptohet vetëm droga, alkooli, nikotina, kafeja, të varur mund të jemi në çdo gjë tjetër – ritualet ditore, emocionet, po edhe në internet dhe videolojëra. Koha në të cilën industria e videolojërave në mënyrë drastike po rritet është kryesisht nga ata që ngelin rëndë të varur nga lojërat.

Të fundosur në botët paralele, në të cilat mund të bëhet çdokush dhe gjithkush. Në lojëra mund të bëhesh ai që shtie me armë, lufta me egërsira, ndodhitë më të vërteta virtuale… Fëmijët janë të vendosur mirë nëpër karrige dhe të shkëputur nga bota reale, në mënyrë më ideale. Ai izolim i përzier, siguri dhe zbavitje rezulton në të ashtuquajturën “ekstreme”, d.m.th. plotësisht i ndarë nga realiteti. Në këtë rast, flasim për një shembull klasik të varësisë ndaj lojërave.

Kompjuteri e mbërthen fëmijën pas karriges, ia kufizon gjerësitë e jetës në një hapësirë ndërmjet ekranit (monitorit) dhe tastierës, paralizon gjitha ndjenjat tjera, shkëput kontaktet, shpirti i fëmijës kufizohet në kornizën e pyetjeve dhe përgjigjeve që sillen rreth programit dhe programimit. Mes dy zgjedhjeve, mes TV-s apo kompjuterit, përparësi i jepet këtij të fundit. Ai gjatë aktivizimit pushton mendjen e fëmijës. ?ka do të thotë se fëmija duhet të kalojë vetëm një orë në kompjuter. Me rëndësi është t’iu largohet kompjuteri në kombinacion me televizionin. Dalja e rrezatimit nga të dy ekranet sigurisht dëmton shikimin, fëmija vdes mentalisht dhe tërë ditën nuk bën asnjëfarë lëvizje përpos se klikon mausin dhe pultin e telekomandës.

Shkencëtarët mendojnë se fëmija duhet të rritet me kompjuteristikën, me qëllim që të mësohet dhe t’i përshtatet përdorimit të kësaj makine, e cila jep më tepër siguri në të ardhmen dhe, me fort gjasa, do të jetë gjëja më e përdorshme. Është e nevojshme që hapat e para në lojërat me kompjuter fëmija t’i bëjë me ndihmën e prindit.

Është me rëndësi që prindi të jetë I pajisur me njohuritë bazë në lëmin e informatikës, që të ndikojë në këtë teknologji të fëmijëve. Hulumtimet e bëra në SHBA të 2000 personave, me moshën ndërmjet 8-18 vjet kanë treguar se 83% prej tyre kanë në shtëpi së paku një videolojë, 31% kanë tre a më shumë (videolojë), 49% kanë videolojë në dhomën e fjetjes, në këtë hulumtim 21% kanë deklaruar se prindërit e tyre vendosinrregulla se cilat lojëra mund t’i luajnë, kurse 17% prindërit përcjellin “shenjat e agresivitetit”, 12% luajnë lojëra për të cilat prindërit nuk japin pëlqimin e tyre. Të dhënat e shënuara janë marrë nga tregjet amerikane, ku janë shprehur qartë kufizimet dhe ligjet; mirëpo, megjithatë, arrihet të bëhen lëshime. Përderisa në vendet tona nuk ka kurrfarë përkufizimi dhe rregull ligjor. Shumica e audio dhe video lexuesve (CD-të) rezulton prodhim joligjor, është produkt i të ashtuquajturës pirateri. D.m.th. askush nuk jep të dhëna se kush dhe në çfarë mënyre prodhohen videolojëra, se a janë vallë të përshtatura për fëmijë të moshave të ndryshme!

Arsyet që i detyrojnë fëmijët të luajnë më videolojëra • zbavitje; • ndjenjat e kontrollit që ua mundësojnë lojërat;

• lirimi nga brengat;

• ikje nga monotonia;

• përvetësimi i aftësive për të luajtur;

• lindja e ndjenjës për të zotëruar.

Anët pozitive e të luajturit me videolojë

• njohja e fëmijës me kompjuterin dhe aksesorët e tij;

• ushtrimi i aftësive në varësi nga llojet

e lojërave, duke qenë se ato mund të jenë aftësitë e ardhshme;

• zgjidhja e problemeve dhe logjika për përvetësimin e aftësive motorike;

• mundësia për të luajtur së bashku prindi dhe fëmija;

• lojërat janë zbavitëse;

Anët negative e të luajturit me videolojëra

• luajtja e tepërt me lojëra dërgon deri te izolimi shoqëror;

• lojërat me dhunë janë shumë më të dëmshme sesa shikimi pasiv i dhunës në TV;

• gratë zakonisht tregohen si figura të dobëta, të pandihmuara dhe seksualisht provokative;

• rrethi (hapësira) në lojëra zakon isht është rreth i përmbushur me sjellje të dhunës, agresivitet dhe provokime seksuale;

• shumë lojëra ofrojnë arenë të armëve, vrasjeve, dhe të shtënave;

• luajtja e lojërave me përmbajtje dhune shkakton sjellje të dhunshme, aq më tepër që fëmijëve që u ekspozohen, janë në vitet e hershme të jetës së tyre;

• shumë lojëra nuk ofrojnë aksione që kërkon pavarësi apo që mendon në mënyrë kreative;

• lojërat mund të shkaktojnë konflikt (huti) mes realitetit dhe fantazisë;

• në shumë lojëra të dhunës, lojtarët bëhen edhe më shumë të përdhunshëm, me qëllim që të dalin fitues; lojtarët që luajnë lojëra “në veten e parë” mund të jenë shumë më të zënë meqë e mendojnë lojën sikur ai vetë të jetë lojtari;

• aktivitetet shkollore mund të ngecin për shkak të humbjes së kohës në videolojëra.

Fëmijët janë imitues të shkëlqyeshëm. Ata mësojnë sjellje të atilla që shpërblehen, po edhe nëse është fjala për sjellje të dhunshme. Hulumtuesit kanë treguar se fëmijët janë agresivë përderisa u janë ekspozuar shikime të dhunës në TV, ose videolojëra.

Dënimi duhet kryer vetëm atëherë kur jemi të sigurt se masa ndëshkuese do të ndikojë pozitivisht dhe assesi në raste kur fëmijës I prishet personaliteti i tij fëmijëror. Edhe pse sjellja e dhunshme në një mënyrë duhet ndëshkuar, dhe atë në situata kur dëshirojmë që dikë ta dëmtojmë apo t’i shkaktojmë dëm. Videolojërat të cilat promovojnë dhunën kanë efektin sikur të jenë skenar, ashtuqë fëmija kur të sillet në situate të tilla të shprehet agresiv. Në çdo lojë ekziston personi dominues, që është i fuqishëm, ngase vetëm në këtë mënyrë mund të fitojë armikun.

Goditjet, të shtënat nga armët dhe vrasjet janë të përshkruara në çdo videolojë në formë pamjesh. ?do lëvizje është planifikuar që më parë.Teknika e kohës bashkëkohore ka përparuar edhe në këtë fushë.

Këshilla për prindërit

1.Argëtohuni së bashku me fëmijët – (është e dobishme që prindi dhe fëmija së bashku të hulumtojnë internetin); kështu që mund të ndërtoni besim të ndërsjellë mes njeri-tjetrit dhe do ta orientoni lehtë fëmijën tuaj në faqet e caktuara të internetit.

2.Bisedoni me fëmijën rreth internetit – gjatë bisedës do të pikasni lehtë se cilat ueb-faqe para-pëlqen fëmija yt, se çfarë shfaq interes për ta dhe çfarë e zbavit.

3.Zhvilloni bon ton të internetit – në komunikimin përmes internetit ekzistojnë rregulla të caktuara rreth sjelljeve të mira; mësoni fëmijët të sillen në atë mënyrë siç do të kishin dashur që të tjerët të silleshin ndaj tyre.

4.Bisedoni rreth përdorimit të internetit dhe kohëzgjatjen e lojës – cilat faqe duhet vizituar, si të komunikohet perms postës elektronike. Kalimi i gjatë i kohës në internet duhet të jetë në suaza e parametra të logjikshme, kështu që fëmijës s’duhet t’i lëshohet në gjërat që janë me rëndësi.

5. Mësoni fëmijët të ruajnë informacionet personale – shumë ueb-faqe kërkojnë të dhëna personale; tregojini se si duhet vepruar; ato janë informacione për shkak të sigurisë; nevojitet të kërkohet që, në informacionet personale, mos të ketë kyçje pa lejen tuaj.

6. Mos lejoni të komunikojë me njerëz të panjohur në internet – internet është vend i komunikimeve virtual dhe fëmijët shpesh i vizitojnë ato, dhe kështu bëhen njohje të reja; për t’i ikur situatave të padëshirueshme dhe të rrezikshme, është me rëndësi që fëmijët t’i mësojmë të mos komunikojnë me njerëz të panjohur pa praninë e ndonjë anëtari të familjes.

7. Shpjegojini fëmijëve tuaj se informacionet në internet jo çdo herë janë të vërteta – shpesh internet përdoret për të zgjidhur detyra, për të mbledhur informacione të nevojshme për mësim, sasia e informacionit është e bollshme, andaj është me rëndësi të bëhet selektim i drejtë i përmbajtjeve.

8.Mos u bëni shumë kritik ndaj kureshtjeve fëmijërore – fëmija hulumton internetin dhe mund të përfundojë në ueb-faqet me përmbajtje problematike (pornografike, raciste); mos harroni se është e natyrshme të bëhesh kureshtar, kjo është një nga karakteristikat kryesore të fëmijës, është e nevojshme të bisedohet rreth këtyre çështjeve, duke vendosur rregulla të qarta.

9.Zgjidhja teknike mund të ndihmon në përdorimin e internetit – përdorimi i disa mjeteve (soft-programeve) të caktuara për të loguar në browser (kërkuar në internet) mundëson pengimin e surfimit në ueb-faqet me përmbajtje të dyshimta.

10.Bisedoni rreth zgjedhjes së lojërave – lojërat kompjuteristike janë interesante për fëmijët; janë të llojeve të ndryshme: pedagogjike, aksione, të dobishme, po edhe të atilla me agresivitet dhe dhunë; është e nevojshme që prindi dhe fëmija të zgjedhin së bashku lojën që do ta ndihë këtë të fundit të zhvillojë ndjenjat motorike, aftësinë, dhe kujtesën.

@include "";