Sábado, 22/1/2022 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Teknologjia dhe truri

Teknologjia dhe truri
Libri I, Cyborg eshte shkruar nga Prof Kevin Warwick, autoritet boteror ne fushen e kibernetikes, ne Reading University, England. Warwick kaloi nje kufi te rrezikshem si i pari person ne histori qe tentoi te behet cyborg, nje pjese makine dhe nje pjese njeri. Duke perdorur veten si kavie laboratorike, me ane te kirurgjise, futi ne trup implante teknologjike te lidhura me sistemin nervor qendror*.
Vite me pare kur mbarova I,Cyborg, nuk me hiqej nje mendim.

Prof Kevin Warwick, autoritet boteror ne kibernetike, Reading University, England – DBMI
Sa here kam lexuar per zhvillimet ne Inteligjencen Artificiale me kaplon po i njejti mendim. Nga fantashkenca e viteve 60-te te shekullit te kaluar e deri me sot, theksi vihet te makinerite, robotet, mjetet; te cilet do bejne nje a disa pune te caktuara. Ndoshta dhe nje fare bashkepunimi me ta (ref: prof. warwick dhe e tjereve) Cfare perdorimesh do kene dhe ku mund te arrijne. Cili do jete kapacieti i tyre? Skenaret shkojne nga dobia standarte (satelitet GPS) te ato horror, kur ‘makinerite do dalin jashte kontrollit’
Po ne?
Cfare do ndodhe me Trurin e Njeriut?
Kur te gjithe e shohin kete si humbje e kontrolliit ndaj makinave super te zgjuara kam filluar te shoh si ‘humbje e kontrollit mbi trurin tone’ Si fillim po, dhe do humbim, aftesite manuale. Cfare do bejme nese teknologjia na le ne balte? Viktima primare e super-teknologjise eshte truri, do humbe mendimin analitik, do bien deduksionet llogjike dhe do i ulet kapaciteti total.
Kaluam epoken kur teknolgjia ndiqte mendjen tone. Kemi hyre ne ate qe mendja jone po ndjek teknologjine. Teknologjia ka perfitime te pakundershtueshme nga arena e luftes te fusha e mjekesise, krahasur me vec 20 vite me pare ka rritur ne menyre ekstreme nivelet e sigurise. Prodhimi dhe krijimet ne shkalle industriale kane permiresuar rehatine tone por na kane larguar ne menyre substanciale nga natyra.
Kjo ka sjelle shkalle te larte stresi dhe distance ne mes njerezve. Keshtu po bien traditat, familja dhe po prishet pelhura shoqerore. Komuniteti s’ka me kohezion, shpejt do jete nje fjale nga fjalori per te percaktuar ‘nje grup’ qe ne ate moment jetoj fizikisht prane. Por qe nuk kane njohje dhe as komunikim sy me sy me njeri-tjetrin.
Progresi i civilizimit, sidomos kur leviz shume shpejt pa na dhene kohe per adaptim, pasqyrohet ne forme te drejte te njerezit. Ata nuk kane kohe per te menduar. Nuk ka miqesi dhe besnikeri, shoqeri afatgjata apo lidhje solide, punet e zanatet ndryshojne shpesh dhe njerezit levizin sipas mundesive. Nuk kujdeset kush te zgjidhe hallet long-term, ose te riparoje gabimet, ndryshimet e shpejta behen te pranueshme dhe ne fund pranohen si norme. Pas ketyre do prishen lidhjet familjare dhe njeriu do humbe durimin e qendrueshmerine, i mesuar se pergjigjet i ka teknologja ai do kerkoje zgjidhje lineare.
Truri yne gradualisht ‘do atrofizohet’ pasi cdo gje qe lidhet me mendimin kritik dhe ‘high thinking’ do pasohet te makinerite. Nuk do kete akumulim te njohurive dhe do ulet ndjeshem mendimi abstrakt. Pse te filozofosh duke pare yjet, kur cdo pyetje, ne sekonte ta shpjegon nje kompjuter. Ne moment kur bie stimuli, kur truri nuk punon mjaftueshem, kur nuk ka pse te rritet, te riparohet dhe te stervitet ne aktivitet ditor, kapaciteti i tij do bjere ndjeshem. Ndersa varesia e tij ndaj teknologjise do rritet ne menyre eksponenciale.
Rezultati? Eshte shume me i frikshem se ‘cdo kompjuter & horror story’ Teknologjia behet me e mencur, truri ‘budallepset’ me shume. Per here te pare ne histori evolucioni njerezor perballet me nje fakt te kryer, kur ‘nje entitet tjeter’ jashte organizmit tone, do marre krejt persiper ate qe te ne vjen ne menyre natyrore, graduale dhe duhen vite per ta arritur.
Keto sigurisht jane mendime te miat pasi te ardhmen askush nuk e di, por besoj se ky rrezik duke hyre ne interference te drejteperdrejte me funksionin primar te organit tone me te evoluar [trurit] duhet bere me shqetesuese per ne, se sa cdo zhvillim ne Inteligjencen Artificiale. Ne pak gjenerata teknologjia do ndikoje ne forma radikale aftesite tona konjitive, me minimale.
bb, janar, 2016
* Shenim: Ka mjaft vite qe ndjek punen, librat e artikujt; nga Kevin Warwick. Rezultatin e eksperimenteve te tij nuk do e sjell ketu pasi dua qe secili lexues mos ta humbe kuriozitetin dhe ta lexoje vete. Implikimet qe sjell Prof Warwick kane lidhje me te ardhmen e humanizmit, si e perceptojme stimulin dhe si mund te ndahet ai mes 2 personave ose nje grupi. (Prof. Warwick eksperimentoi me veten dhe te shoqen) Si rritet njohuria jone dhe kujtesa. Cfare eshte telepatia dhe komunikimi sensor. Sa do vleje kjo ne industri, arte, e-medicine, etj. Lexoni I, Cyborg – rekomandohet nga DBMI.
Burimi: Doctor Besi Medical Information
(Visited 352 times, 1 visits today)
Top