Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Në filma apo dhe në lojëra kompjuterike, shumë njerëz pëlqejnë pamjet realiste të videove të realizuara në kompjuter, duke përfshirë imazhet tre-dimensionale, ose 3-D, gjithnjë e më të sofistikuara. Në Los Anxhelos, një ekip zhvilluesish të teknologjisë po punojnë për të bërë të mundur përdorimin e teknologjisë 3-D jo vetëm në fushën e argëtimit por […]
Në filma apo dhe në lojëra kompjuterike, shumë njerëz pëlqejnë pamjet realiste të videove të realizuara në kompjuter, duke përfshirë imazhet tre-dimensionale, ose 3-D, gjithnjë e më të sofistikuara. Në Los Anxhelos, një ekip zhvilluesish të teknologjisë po punojnë për të bërë të mundur përdorimin e teknologjisë 3-D jo vetëm në fushën e argëtimit por […]
Teknologjia 3-D në botën reale

Në filma apo dhe në lojëra kompjuterike, shumë njerëz pëlqejnë pamjet realiste të videove të realizuara në kompjuter, duke përfshirë imazhet tre-dimensionale, ose 3-D, gjithnjë e më të sofistikuara. Në Los Anxhelos, një ekip zhvilluesish të teknologjisë po punojnë për të bërë të mundur përdorimin e teknologjisë 3-D jo vetëm në fushën e argëtimit por edhe në ato të biznesit apo arsimit.
Publiku i filmave e di që Superman-i nuk fluturon vërtet. Por në filmin Kthimi i Superman-it, apo “Superman Returns”, ka një tjetër iluzion. Personi që ne shohim të fluturojë nuk është njeri i vërtetë. Ai është një aktor virtual. Dhe hapi i parë në krijimin e këtë iluzioni dixhital është vendosja e një aktori të vërtetë në atë që quhet skena me drita. Aty, një kompjuter regjistron konturet e fytyrës së tij dhe mënyrën se si ato reflektojnë dritën.
“Ne përdorim një ndriçim special të kontrolluar me anë të kompjuterit, dhe bëjmë foto të personit nga shtatë këndvështrime të ndryshme me kamera digjitale me rezolucion të lartë.”
Paul Debevec punon në Institutin e Teknologjive Krijuese të Universitetit të Kalifornisë Jugore. Ai është pjesë e një ekipi pune që krijon imazhe të kompjuterizuara të njerëzve, objekteve dhe mjediseve të cilat duken dhe veprojnë si të vërteta. Zoti Debevec thotë se skena me drita lejon që në mënyrë dixhitale të krijohen versione të animuara të aktorëve, si alienët blu në filmin “Avatar”.
Bota reale së shpejti mund të përdorë një teknologji të ngjashme të krijuar nga insitututi: një sistem telekonferencash 3-D që projekton imazhin video të një pjesëmarrësi në një dhomë ku mund të ndërveprojë me pjesëmarrës të tjerë. Ata mund të shohin imazhin 3-D pa syze të veçanta.
“Personi i cili po transmetohet në një vend tjetër në fakt mund të shikojë njerëzit në dhomë, dhe të gjithë ata e kuptojnë se kë po sheh ai person. Dhe kjo është një pjesë shumë themelore e komunikimit njerëzor.”
Zoti Debevec beson se bota e biznesit do të fillojë të përdorë sistemet për telekonferencat me video 3-D brenda pesë viteve të ardhshme. Por publiku mund ta shohë gjeneratën e ardhshme të kësaj teknologjie pak shpejt më herët.
Instituti po përdor skenën me drita dhe teknologjitë interaktive të pamjeve tre dimensionale për të regjistruar dhe për të shfaqur video me dëshmi të të mbijetuarve të Holokaustit për Fondacionin Shoah, gjithashtu pjesë e Universitetit të Kalifornisë Jugore. Imazhet 3D do të shfaqen në ekrane speciale të klasave apo muzeumeve, dhe do të programohen që të luhen si përgjigje ndaj pyetjeve specifike rreth Holokaustit nga studentët apo vizitorët.
“Mund të jetë për besimin. Mund të jetë për dashurinë mund të jetë pyetje lidhur me identitetin.”
Kim Simon është drejtore e Fondacionit Shoah.
“Është gjithashtu një mënyrë komunikimi të cilën të rinjtë e pëlqejnë. Dhe sasia e informacionit që merret shumëfishohet duke parë fytyrën e një personi dhe në të njëjtën kohë duke dëgjuar zërin e tij.”
Demonstrimi i një ndërveprimi midis një të mbijetuari të Holokaustit dhe studentëve mund të jetë i mundur brenda një viti.
Në dhjetë vjet, mund të jemi në gjendje të luajmë video-lojëra 3-D pa syze të veçanta.zeriamerikes/
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 24, 2018 / By M.I Humbja e peshës dhe mjalti me kanellë
March 24, 2018 / By M.I A bën të lutem me zë?
March 24, 2018 / By M.I Gra, nëse ndiqni këta hapa, ulni rrezikun nga kanceri i mitrës
March 24, 2018 / By M.I Largoni stresin me këto veprime të thjeshta
March 24, 2018 / By M.I Shtyrja e akrepave sjell probleme të shumta shëndetësore
March 24, 2018 / By M.I Fillon llogaritja verore e kohës
March 24, 2018 / By M.I Si të humbni peshë? Forca e mendjes ju ndihmon të dobësoheni