Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të ushqyerit mes Islamit dhe mjekësisë

Të ushqyerit mes Islamit dhe mjekësisë
ushqimet
Të ushqyerit mes Islamit dhe mjekësisë
Autor: Mr.Idriz Xhigoli
 
Të ushqyerit e shëndetshëm përfshinë një shumëllojshmëri ushqimesh, sepse ushqime të ndryshme përmbajnë gjëra të ndryshme për të cilat ka nevojë trupi ynë.Karbohidratet, proteinat dhe yndyrnat janë shumë të rëndësishme për të na dhënë energji dhe për t’u rritur.
Po kështu , vitaminat, mineralet dhe uji janë shumë të rëndësishme, sepse e ndihmojnë trupin tonë të punojë ashtu siç duhet.
Allahu xh.sh në Kur’an thotë :
“Hani dhe pini,por mos e teproni” (El-Araf-31)
Ky ajet i ndershëm është gjithëpërfshirës ,sepse nuk ka dyshim që ai ai i cili me maturi dhe pa teprim do të konsumoj ushqim dhe pije do të jetë i sigurt për shëndetin e tij,dhe nga vetvetja do t’i largojë sëmundjet.
Gjithashtu Pejgamberi Muhammedi s.a.s.,e ka shpjeguar se çfarë sasie e ushqimit i nevojitet njeriut dhe ka thënë: “…Një e treta e stomakut le të jetë ushqim,një e treta ujë ndërsa një e treta le të mbetet bosh,që të mund të marrë frymë.”
Qëllimi i të ushqyerit është që njeriu të mbahet në jetë,ta kompensojë atë që e humb organizmi pë ta ruajtur temperaturën normale trupore dhe të zhvillohet normalisht. Shikoni se si Pejgamberi a.s në hadith nxit që ushqimi të merret në sasi të vogla,mjaftueshëm sa për t’u mbajtur në jetë,ashtu që të mos jetë as i uritur as i dobët.Njeriu duhet të konsumojë ushqim përmes së cilit do ta ndërtojë organizmin e tij.
Jo konsumimi i ushqimit një kohë të gjatë shkatërron trupin tonë,i cili dehidron kurse përbërja e tij digjet (oksidohet,harxhohet).Ngjajshëm me këtë,konsumimi i tepruar i ushqimit shkakton përtaci si dhe mund të shkaktojë shumë sëmundje.
Gjatë stinës së verës njeriu duhet të hajë ushqim të ftohtë kurse gjatë stinës së dimrit,ushqim të ngrohtë.Të hash dy racione përnjëherësh është e dëmshme.Po ashtu janë të dëmshme edhe ushqimet menjëherë pas ushqimit.
Duke marrë ushqim të llojllojshëm pasurojme trupin tonë.Nëse çdo herë hamë të njëjtin ushqim,atëherë do të dobësojmë trupin tonë.Në llojllojshmërinë e ushqimit bëjnë pjesë: Karbohidratet, Proteinat, Yndyrërat, Vitaminat, Fibrat ushqimore, Ujë.
 
 
Karbohidratet
 
Karbohidratet na japin energji.Ato janë dy llojesh: sheqernat dhe amidoni.Sheqernat gjenden në fruta dhe ushqime të tjera të ëmbla.Ato na japin një shpërthim të shpejtë energjie.Amidoni gjendet tek buka dhe orizi.Energjia që prodhon ai zgjat për një kohë shumë më të gjatë.
 
 
Proteinat
 
Proteinat përdoren për rritjen dhe shumimin e indeve të trupit.Ato gjenden tek mishi pa dhjamë, peshku, vezët, arrat, lajthitë, qumështi dhe fasulet.Adoleshentët kanë shumë nevojë për proteina sepse ata rriten shumë shpejtë.Edhe gratë shtatëzëna kanë nevojë për proteina per foshnjen e palindur.
 
 
Yndyrërat
 
Trupi ka nevojë për yndyrërat për të krijuar energji dhe për të ndenjur ngrohtë.Ka dy lloje yndyrërash: të ngopura dhe të pangopura.
Yndyrërat e ngopura gjenden kryesisht ne prodhime shtazore, si gjalpi, dhjami etj.
Yndyrërat e pangopura gjenden te prodhimet joshtazore, ku përfshihen vajrat vegjetale dhe arrat, bajamet etj.
 
 
Vitaminat
 
Vitaminat janë lëndë që i nevojiten trupit për të qenë i shëndetshëm.Ato gjenden në një numër të madh ushqimesh.Një mënyrë e shëndetshme dhe e balancuar e të ngrënit i jep trupit të gjitha vitaminat e nevojshme. Trupi ynë ka nevojë për sasi të vogla të 15 vitaminave të ndryshme për të kryer proceset thelbësore kimike.
 
 
Fibrat ushqimore
 
Fibra ushqimore e njohur edhe me emrin celulosë,është një lloj karbohidrati që gjendet tek krundet.buka e zezë,frutat dhe perimet.Fibra nuk mund të tretet nga njerëzit,por është voluminoze dhe dihmon muskujt e zorrëve që ta lëvizin ushqimin nëpër aparatin e tretjes.
 
 
Uji
 
Uji ka rëndësi jetësore.Pa ujë ne nuk mund të jetojmë më shumë se disa ditë.Njerëzit duhet të pinë ujë për të zëvendësuar ato që humbin në formë urine ose djerse.Uji është pjesë përbërëse e lëngjeve që pimë, por  edhe e disa ushqimeve të forta,si sallata jeshile qe përbëhet nga 90 % ujë.Rreth 65 % e peshës trupore të njeriut është ujë.Te fëmijët e vegjël rreth 75 % të peshës së tyre trupore.
Ka një numër të madh të librave që i ka shkruar Hipokrati,kurse më të njohurat janë:Libri mbi afarizmat,Libri i parashikimit si dhe Libri i varreve të hapura.Ky i fundit ka vërtetuar shumë çudira të mëdha,kurse është gjetur kur janë hapur varret e disa mbretërve grekë.
E kanë pyetur Harith ibn Haladin, mjekun arab ,cili është ilaçi më i mirë? Ai është përgjigjur:”Nevoja,e ajo është uria.”E kur ështe pyetur ç’është sëmundja,është përgjigjur:”Të ngrënit e tepruar.”
Ibn Sina ka thënë:”Mos hani kurrë derisa mos ta tretni ushqimin që e keni ngrënë më parë.”
Platoni ka thënë:”Kush del jashtë(bënë lëvizje) para se të shkojë të flejë,sigurisht do të mbajë bukuritë e pamjes së tij.”
Vërtetë edhe Pejgamberi s.a.s ka urdhëruar diq të ngjajshme me këtë:”Para se të shkoni të fleni,merrni abdes,siq merrni para se të falni namazin.”
Hipokrati ka thene:”Mirëmbajtja e shëndetit varet nga puna mesatare,si dhe shmangia nga ushqimi dhe ngrënia e tepruar.”Po ashtu ka thënë:”E pakta nga ajo që është e dëmshme është më e mirë se ajo që është  e tepruar e mirë.”
Omeri r.a. ka thënë:”Largojuni barqeve të mëdhenjë,sepse ato shkatërrojnë trupin,shkaktojnë shumë sëmundje,e vështirësojnë faljen e namazit.Largohuni prej çfarëdo teprimi sepse vërtetë Allahu xh.sh e urren dijetarin e trashë.”
Pejgamberi s.a.s ka thënë:”Ushqimi për një njeri mjafton për dy veta,ushqimi për dy veta mjafton për katër veta,e ushqimi për katër veta mjafton per tetë veta.”
Sikur t’i përmbahej njeriu gjithmonë kësaj këshille profetike do të ruhej nga pasojat e shumë sëmundjeve dhe nevojat për mjek e shërim do të ishin shumë më të vogla.Regjimi i mirë i të ushqyerit dhe ushtrimet i ndihmojnë njeriut që të ruhet nga shumë sëmundje.Gjithashtu është shumë e rëndësishme që të kemi kujdes në rregullësinë higjenike të ushqimeve,respektivisht të shikojmë se mos janë të prishura apo me afat skadence me qëllim që t’i shmangemi helmimit me ushqim.
 
 
 
Referenca:______________________________________
 
-Mjekësia të Dërguarit Muhamedit a.s-Ibn Kajjim El Xheuzi
-Mjekësia e Muhammedit s.a.s-Es-Sujuti
-Mjekësia në të ushqyerit e Muhammedit a.s.(Ushqimi si helm dhe ilaç)-Dr.AbdulBasit Muhamme Al-Sayeed
-Enciklopedia e dijenisë dhe urtësisë –Ibn Rexhep El Hanbeli
-Mjekimi me bimë dhe fruta mjekuese-Prof.Abedin Shabani
-Kur’ani përpara shkencës dhe civilizimit-Mustafa Mlivo
-Libri i Dijes-Philip Clarke dhe Fiona Chandler
-Islami dhe mjekësia për jetë të shëndoshë-Dr.Hasan Shemsi Basha
(Visited 21 times, 1 visits today)
Top