Thursday, 17/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Të ushqyerit e trurit



Të ushqyerit e trurit

Të ushqyerit e trurit
Ushqimi i ekuilibruar rezulton në përmirësimin e kujtesës tuaj. Një studim i kohëve të fundit i zhvilluar në Francë bën të ditur se përdorimi i vajit të ullirit përmirëson kujtesën vizuale dhe rrjedhshmërinë gjatë të folurit. Mirësitë e ullirit gjithashtu janë përmendur edhe në Kuranin Famëlartë, ku Allahu i Gjithëdijshëm betohet në këtë fryt të veçantë (95:1). Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë të omega-3, siç është salmoni, janë gjithashtu të rëndësishme për kujtesën dhe funksionimin e trurit. Veç kësaj, kujtesa juaj ka nevojë për sheqer dhe vitamina adekuate, të cilat gjenden në shumicën e ushqimeve të përditshme. Nëse ushqimet që konsumoni nuk përmbajnë sheqer dhe sasi të mjaftueshme të vitaminave, atëherë konsumoni mjaltë, hurma, boronicë dhe bajame.