Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Derisa autoritetet kompetente dhe partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale, që do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti, disa të rinj kosovarë nuk presin ndonjë ndryshim eventual në vend. Në rubrikën e përjavshme “VOX”, të Radios Evropa e Lirë, ata shprehen të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura nga zgjedhjet e kaluara. […]
Derisa autoritetet kompetente dhe partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale, që do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti, disa të rinj kosovarë nuk presin ndonjë ndryshim eventual në vend. Në rubrikën e përjavshme “VOX”, të Radios Evropa e Lirë, ata shprehen të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura nga zgjedhjet e kaluara. […]
Të rinjtë nuk presin ndryshime nga zgjedhjet

Derisa autoritetet kompetente dhe partitë politike kanë filluar përgatitjet për zgjedhjet komunale, që do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti, disa të rinj kosovarë nuk presin ndonjë ndryshim eventual në vend. Në rubrikën e përjavshme “VOX”, të Radios Evropa e Lirë, ata shprehen të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura nga zgjedhjet e kaluara. Por, megjithatë, dëshirat për të pasur ndryshime pozitive në vend, pas zgjedhjeve nuk mungojnë.
Amira Krasniqi, nga komuna e Graçanicës, është studente në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Ajo nuk pret ndonjë ndryshim nga zgjedhjet komunale.
“Shumë pak – shumë pak. Nuk ka iniciativa që të shohim se do të ketë ndryshime, sidomos në fushën e arsimit. Madje dita- ditës, situata në përgjithësi po thellohet. Duhet të punohet më shumë, të bien gjërat në binarë, të respektohen ligjet, të punohet për interesa të shtetit”, thotë Amira.
I riu Armend Gashi, nga Prishtina, thotë se kryetarët e ardhshëm të komunave duhet që të krijojnë politika favorizuese për rritjen e shkallës së punësimit.
“Prej zgjedhjeve lokale nuk pres asgjë. Por, dëshiroj që të ketë punësim më të madh për të rinjtë, investime në arsim dhe ulje të korrupsionit. Dëshiroj, por nuk shpresoj nga ta”, shprehet Armendi.
Pritje të ngjashme ka edhe Antigona Shabani, nxënëse në shkollën e Mesme Teknike në Prishtinë.
“Të ketë vende të reja të punës, do të thotë të ketë më tepër mundësi se çdo i ri, që përfundon studimet, të hyjë në punë. Pasi disa edhe pse po i përfundojnë studimet nuk po punësohen, ndërsa të tjerët po gjejnë vende pune për interesa dhe me të njohur. Kështu që lutem që për ata që përfundojnë, studimet t’u gjejnë vende pune”, pohon Antigona.
Fadil Bleta, nga komuna e Lipjanit, herë pas here punon punë fizike. Edhe ai dëshiron që pas zgjedhjeve të ketë rritje të punësimit.
“Nuk di çka të them, nuk pres asnjë ndryshim, në Kosovë nuk ka asgjë. Unë së pari dëshiroj një vend pune dhe punësim edhe për pjesën tjetër të të rinjve që punojnë si unë”, thekson Fadili.
Ndërsa, i riu tjetër, Valoni, dëshiron që të ketë më tepër investime në arsim, edhe pse ende nuk është i sigurt se a do të dalë në zgjedhje:
“Të ketë investime në kabinete, shkolla, kolegje etj. Nuk kam vendosur se a do të dal në zgjedhje. Nuk më intereson”.
Nga përvoja e kaluar, cilado parti politike që ka marrë udhëheqjen, nuk ka mbajtur premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore. Kështu që as nga këto zgjedhje nuk pret ndryshime Blerim Zeqiri.
“Unë nuk u besoj partive politike. Kështu që cilado që fiton, nuk do t’i përmirësojë kushtet për të rinjtë”, thotë Blerimi.
Ngjashëm shprehet edhe Fidaimi nga Gjilani : “Shumë pak pres. Ka shumë korrupsion dhe nuk qeverisin si duhet. Kur ta marrin pushtetin, mendojnë vetëm për interesa të veta. Kështu që nuk pres shumë”.
Flamuri është nga komuna e Obiliqit, ndërkaq jeton në Angli. Ai është i zhgënjyer me administratën në kuvendet komunale. Në këtë sektor ai dëshiron përmirësime.
“Asgjë, asgjë fare nuk pres. Unë jetoj në Londër, por kam ardhur për t’u pajisur ë dokumente të nevojshme. Tri ditë pres për një certifikatë të lindjes. Shikoni në komunë çfarë radhe është”, shprehet i nervozuar Flamuri.
Por, ndryshe nga të rinjtë tjerë, Dritoni, thotë se në Kosovë situata sociale nuk është e keqe. Sipas tij, vende të reja të punës ka për ata që dëshirojnë të punojnë:
“Shumë mirë është. Punësimi nuk është keq, nëse dëshirojnë të punojnë ka punë, është problem ndoshta të gjejnë vende të reja të punës. Por, punë ka. Ndërkaq, sa i përket korrupsionit, në gjithë botën ka korrupsion, kështu që duhet të pajtohemi edhe këtu”.
Gjatë zgjedhjeve të kaluara, si në ato qendrore, po ashtu edhe në ato komunale, në programet e partive politike kanë figuruar edhe problemet e të rinjve dhe zgjidhja e tyre.
Ndërkaq, kohëve të fundit, në disa komuna të Kosovës shumë të rinj janë inkuadruar në parti politike. /Telegrafi
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
February 1, 2018 / By M.I Pediatrit apel prindërve: Fund fëmijëve Miss, po i shkatërroni
February 1, 2018 / By M.I Mos imito personalitetin e te tjereve! A e ke ditur?
February 1, 2018 / By M.I 3 shpëlarës natyralë për sekrecionet vaginale, do t’ju shpëtojnë jetën
February 1, 2018 / By M.I 6 tiparet e njerëzve më të besueshëm që keni në jetën tuaj!
February 1, 2018 / By M.I Ju dhemb gjuri vazhdimisht, ja përbërësi që ju shëron menjëherë
February 1, 2018 / By M.I 5 vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për femrat
February 1, 2018 / By M.I 10 mënyra si të ndalni ndjenjën e ankthit menjëherë
February 1, 2018 / By M.I JA SI TA PERDORNI SHAFRANIN: